Koleksioni më i madh privat i uiskit del në ankand

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Koleksioni më i madh privat i uiskit, në pronësi deri në vdekjen e tij nga një amerikan, doli sot në ankand.

Disa prej shisheve të tij mund të kapin shifra deri në një milion sterlina.

E përbërë kryesisht nga uiski skocez me një lloj malti, tërësia e më shumë se 3900 shisheve, e cilësuar nga faqja “Whiskyauctioneer.com” si koleksioni i përsosur, do të shitet në dy pjesë.

Pjesa e parë do të ofrohet deri më 17 shkurt.

Pjesa e dytë do të pasojë nga 10 deri më 20 prill.

Shishet e ofruara për shitje vijnë nga një koleksion i Richard Gooding, një amerikan nga Kolorado, i cili ka kaluar dekada duke krijuar koleksionin e përsosur të uiskit dhe duke udhëtuar rregullisht në Skoci në kërkim të shisheve të rralla.

Becky Paskin, një eksperte në fushën e uiskit, dallon midis shisheve kryesore uiskin “Old Orkney de Stromness”, i viteve të 30-ta ose atë të distilerisë “Dallas Dhu” i viteve të 20-ta, që të dy produkte të zhdukura në distileritë e sotme.

“Lëngu i çmuar i këtyre shisheve përfaqëson një epokë që nuk ekziston më. Ai na mundëson të përjetojmë një çast unik në kohë”, tha ajo./ATSH/

Share This Article