Ndriçon sa 10 trilionë diej, regjistrohet stuhia më e madhe e një vrime të zezë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një vrimë e madhe e zezë gëlltiti një yll gjigant duke prodhuar një shpërthim kozmik me dritën e 10 trilionë diejve, sipas një studimi të ri.

Stuhia e vrimës së zezë, siç quhet ky fenomen, mendohet të jetë më e madhja dhe e largëta e regjistruar ndonjëherë sepse u pa 10 miliardë vite dritë larg.

Ky është vërtet një objekt një në një milionë”, tha Matthew Graham, profesori i astronomisë në Institutin e Teknologjisë në Kaliforni.

Graham tha se stuhia e vrimës së zezë është shpjegimi më i mundshëm i bazuar në forcën dhe zgjatjen e shpërthimit, por studimet e mëtejshme do të ndihmojnë në konfirmimin e të dhënave të shkencëtarëve.

Sipas tij, në kulmin e stuhisë, shpërthimi ishte 30 herë më i ndritshëm sesa çdo rast tjetër i mëparshëm.

Një pjesë e fortësisë vjen për shkak të madhësisë së trupave qiellorë. Ylli që endej pranë vrimës së zezë mendohet të jetë të paktën 30 herë më i madh se Dielli. Vrima e zezë dhe disku i saj rrethues, vlerësohet rreth 500 milionë herë më e madhe se Dielli.

Graham shtoi se shpërthimi i fortë vijon prej shtatë vitesh dhe me gjasë vijon ende.

Me kohën, stuhia do të zbehet, por do të mund të shihet për disa vite me teleskopët tanë.

Share This Article