ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Dy të plagosur rëndë pasi një shofer përplas njerëzit në një ishull francez 1 hour ago
Policia kërkon ‘urgjentisht’ një algjerian të liruar gabimisht nga burgu javën e kaluar 1 hour ago
Nga Martha Washington te Melania Trump: Mesazhet e ‘koduara’ të zonjave të para të SHBA-ve përmes veshjes 2 hours ago
“Është e vetmja mënyrë”- Trump u kërkon republikanëve të ndërmarrin hapa radikalë për t’i dhënë fund mbylljes rekord të qeverisë amerikane 2 hours ago
LVV i përgjigjet Abdixhikut: Viti 2025 e dëshmon kush po bllokon përpjekjet për qeveri 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Berisha: Raporti i KE nuk përmend askund fjalën shkëlqim! Deklaratat për raportin i ngjajnë atyre të Donald Lu në kulmin e kanabizimit

albnews by albnews
5 November, 2025
in Albania
0
Berisha: Raporti i KE nuk përmend askund fjalën shkëlqim! Deklaratat për raportin i ngjajnë atyre të Donald Lu në kulmin e kanabizimit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në mbledhjen e grupit parlamentar, deklaroi se raporti i Komisionit Europian “i ka bërë një radiografi të pamëshirë narkoregjimit të Edi Ramës”.

“Unë dua të përshëndes të gjithë ata zyrtarë për përgjegjësinë që kanë treguar në shkrimin e atij raporti. Në fakt, raporti ka të gjitha tezat tona, përveç njërës, për të cilën do punojmë shumë që ta realizojmë, mbi gjendjen në Shqipëri. Raporti i Komisionit Europian thotë se problemi madhor i Shqipërisë është mënyra se si qeveria i përdor institucionet për përfitime politike dhe ekonomike. Ky raport është një aktakuzë ndaj qeverisjes aktuale ku theksohet se zgjedhjet janë të deformuara.

RelatedPosts

“Ja këndoj këngën dhe nuk ma ndjen për asnjë”, zbardhen bisedat e Ballukut me Ervis Berberin

U pyet për Ballukun, Rama mbyll konferencën me Gonzaton

Eurodeputeti rumun jep alarmin: SPAK-u në Shqipëri po përdoret për spastrime politik

Ndonëse KE nuk është një komision i specializuar për zgjedhjet, por ai merr të mirëfilltë ato që institucionet e besimit të mirë shkruajnë, dhe thotë se zgjedhjet ishin të deformuara. Thotë se korrupsioni lulëzon. Thotë se kontrolli parlamentar mbi qeverisjen ka degraduar. Thotë se sistemi gjyqësor është në kolaps. Thotë se krimi i organizuar është tejet i fuqishëm. Thotë se media është tërësisht e kontrolluar dhe e sulmuar. Thotë se administrata është e politizuar dhe fondet publike keqmenaxhohen. I kanë bërë një radiografi të pamëshirë narkoregjimit të Edi Ramës”, deklaroi Berisha.

“Unë e di se ndonjëri mund të thotë që ambasadori foli për shkëlqim, të tjerë në komision thanë të njëjtën gjë, unë u garantoj ju se në asnjë rresht, në asnjë fjalë nuk përdoret fjala shkëlqim, fjala e jashtëzakonshme, asnjë nga këta cilësorë nuk ekziston në raportin e Komisionit Europian. Që të gjitha janë shpikje pasionante të individëve të caktuar që kërkojnë t’u dezinformojnë ju, t’u fshehin të vërtetat që përmban raporti. Ky është raporti.

Nuk thotë askund progres i shkëlqyer. Në asnjë rresht. Prandaj mos dëgjoni se këto deklarata i shëmbëllejnë deklaratave të Donald Lu që thoshte në kulmin e kanabizimit të vendit se përgëzoj policinë për suksesin në luftën e jashtëzakonshme kundër drogës. Të dalësh dhe t’u thuash shqiptarëve atë që nuk thotë raporti, nuk është kjo ajo që presin shqiptarët. Raporti thotë se demokracia nis me zgjedhjet, siç është e vërteta.

Zgjedhjet janë të manipuluara dhe jo të lira. Komisioni thekson: mungesë të fushës së lojës të barabartë. Pra, si Shën Thomai, e ka vënë gishtin aty ku prova është absolute. Tek barazia e lojës. Thotë se u keqpërdorën burimet publike. Pra, thotë se shteti dhe partia u sollën një. Dhe se nuk janë zbatuar rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias. Pra, nuk ka shkëlqim”, shtoi kreu demokrat. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Dy të plagosur rëndë pasi një shofer përplas njerëzit në një ishull francez

Dy të plagosur rëndë pasi një shofer përplas njerëzit në një ishull francez

5 November, 2025
Policia kërkon ‘urgjentisht’ një algjerian të liruar gabimisht nga burgu javën e kaluar

Policia kërkon ‘urgjentisht’ një algjerian të liruar gabimisht nga burgu javën e kaluar

5 November, 2025
Nga Martha Washington te Melania Trump: Mesazhet e ‘koduara’ të zonjave të para të SHBA-ve përmes veshjes

Nga Martha Washington te Melania Trump: Mesazhet e ‘koduara’ të zonjave të para të SHBA-ve përmes veshjes

5 November, 2025
“Është e vetmja mënyrë”- Trump u kërkon republikanëve të ndërmarrin hapa radikalë për t’i dhënë fund mbylljes rekord të qeverisë amerikane

“Është e vetmja mënyrë”- Trump u kërkon republikanëve të ndërmarrin hapa radikalë për t’i dhënë fund mbylljes rekord të qeverisë amerikane

5 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result