ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Lëvizje në qeveri/ Shkarkohen zv.ministra, prefektë dhe anëtarë bordi të Kadastrës 23 minutes ago
Raporti i KE për Maqedonia e Veriut: Hapa në vend në procesin e integrimit 30 minutes ago
Dy të plagosur rëndë pasi një shofer përplas njerëzit në një ishull francez 4 hours ago
Policia kërkon ‘urgjentisht’ një algjerian të liruar gabimisht nga burgu javën e kaluar 4 hours ago
Nga Martha Washington te Melania Trump: Mesazhet e ‘koduara’ të zonjave të para të SHBA-ve përmes veshjes 4 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Nga Martha Washington te Melania Trump: Mesazhet e ‘koduara’ të zonjave të para të SHBA-ve përmes veshjes

albnews by albnews
5 November, 2025
in Bota, Show - Biz
0
Nga Martha Washington te Melania Trump: Mesazhet e ‘koduara’ të zonjave të para të SHBA-ve përmes veshjes
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

“The Look” titullohet libri më i i ri i Michelle Obama, i sapo publikuar. BBC hulumton veshjet e zonjave të para përgjatë dekadave, çfarë ka dashur secila prej tyre të përçojë për veten, rolin dhe epokën?

Në një intervistë për Good Morning America, Obama tha se veshjet nuk ishin të rastësishme. “Unë mendoja vërtet për atë që doja të thoja me veshjen. Doja të flisja për përfshirjen, diversitetin, hapjen e mundësive dhe moda ishte një nga mjetet që më lejonte ta bëja.”

RelatedPosts

Dy të plagosur rëndë pasi një shofer përplas njerëzit në një ishull francez

“Është e vetmja mënyrë”- Trump u kërkon republikanëve të ndërmarrin hapa radikalë për t’i dhënë fund mbylljes rekord të qeverisë amerikane

Si po i ndryshojnë politikat teknologjike vendet kandidate për BE?

Ajo duhet të ishte në dijeni që stili i saj do të shqyrtohej mirë sepse veshja e zonjës së parë ka qenë gjithnjë temë diskutimi qëkur ky rol mbahej nga Martha Washington, gruaja e presidentit George.

Veshja e zonjës së parë shpesh ka qenë politike, burim për diplomacinë e jashtme ose tregues besnikërie.

“Ishte një detyrë e ndërlikuar. Roli i zonjës së parë është një lloj pune, pa punë. Ti e di që duhet të jesh frymëzuese, por e arritshme. Ti duhet të jesh vetja, autentike, por njëkohësisht përfaqësuese.”

Pra çfarë kanë veshur zonjat e para në Shtëpinë e Bardhë dhe si veshjet e tyre kanë pasqyruar jo vetëm ato, por edhe epokën e tyre?

Martha Washington

Historiania Feather Foster thotë se ajo nuk kishte asnjë paraardhëse për veshjen veç mësimeve të monarkisë. Por çifti Washington nuk donte të perceptohej si monark dhe ajo vishte vetëm veshje të prodhuara në SHBA nga copat amerikane para Luftës Revolucionare (1776) dhe kjo nuk ndrysoi kurrë. Ishte 57 vjeçe kur e mori këtë rol dhe ishte dinjitoze e me sjelljet e duhura. Fustanet e saj ishin të errëta ose të zbehta. Mbizotëronin ngjyra e zezë, gri dhe e kaltra e zbehtë në verë, por cilësia e copave ishte gjithnjë e lartë. Bizhuteritë të thjeshta dhe jo që binin në sy. “Stili i saj ishte shumë mëmësor”, duke iu përshtatur imazhit të “nënës së kombit.”

Dolley Madison

Gruaja e presidentit të katërt të SHBA-ve, James, mund të ketë qenë ndoshta e para që përcaktoi modën dhe stilin për rreth 40 vite. Ajo përdorte turbanët dhe fustanet me dekolte. I pëlqente të organizonte festa dhe krijoi trende “sesi hante, çfarë servirte, ku shkonte, si i mobilonte dhomat… madhe edhe sesi përshëndetej me të ftuarit!” Stili dhe karizma e saj ishin të rëndësishme për administratën e të shoqit. Ai ishte i vogël dhe pa shije. Ajo ishte e shoqërueshme e me takt. Ndryshe nga Martha, Dolley i pëlqenin veshjet e luksit që i kushtonin të shoqit me taksa e tarifa.

Mary Geneva ‘Mamie’ Eisenhower

Ajo ishte shumë popullore, përfaqësonte thjeshtësinë, dukej si çdo grua amerikane, vishej si e tillë dhe njerëzit e kishin të lehtë të lidheshin me të. I pëlqente silueta e Dior me belin e nxjerrë në pah dhe fundet e fryra. Kishte një dashuri për ngjyrën rozë dhe sidomos nuancën “Mamie” që ishte simbolike për rolet gjinore në vitet 1950. Edhe dashuria e saj për kapelet e vogla me kashtë nga Ekuatori ndihmoi ekonominë atje sepse kishte një kërkesë shumë të madhe.

Jackie Kennedy

Ndoshta zonja e parë më e famshme që vendosi standardin për pasueset dhe krijoi një stil ikonik që ndiqet edhe sot. Jacie ishte e re, por stili i saj u bë klasik. Ajo e dashuronte modën europiane dhe e kuptonte modën thellësisht. Ishte ndoshta e para që e përdori modën edhe si diplomaci. Disa ishin kundër shijes së saj për stilin europian, madje ajo kishte veshje të stiluara nga Chanel, por të kopjuara dhe të riprodhuara për të në Neë York që t’u tregonte pak besnikëri SHBA-ve.

Nancy Reagan

E patëmetë dhe me veshje luksoze, Nancy Reagan vishte Chanel, Yves Saint Laurent dhe Valentino, por edhe Oscar de la Renta, Bill Blass dhe Carolina Herrera. Ajo ishte standardi i konservatorizmit dhe si ish-aktore, e njihte mirë median dhe kamerat. Ajo që ndoshta do ta bënte edhe më shumë të njohur ishte ngjyra e kuqe e njohur si “E kuqja Reagan” ose “E kuqja Nancy”.

Hillary Clinton

Clinton ishte e para që i ktheu pantallonat në pjesë të imazhit të saj dhe e para që e realizoi portretin me kostum. Ajo e ka adhuruar gjithnjë rrethin e flokëve dhe i dha zë një brezi grash në politikë që ishin bashkëshorte, por edhe punonin. Gjatë periudhës së saj të qëndrimit në Shtëpinë e Bardhë, ajo ishte në qendër të kritikave seksiste dhe nisi ta kuptonte rolin dhe rëndësinë e modës kur u kthye vetë në aktore politike.

Michelle Obama

Ajo vishej me Target apo J Crew dhe mbështeste stilistët e rinj duke e përdorur modën si mjet mbështetjeje për politikat e të shoqit. Flokët e saj ishin shpesh një temë diskutimi dhe nuk u shmangej dot kritikave. Së fundmi është parë me flokët gërsheta, por asokohe nuk e dinte nëse njerëzit do ta pëlqenin dhe nuk donte që të ktheheshin “në shpërqendrim.” Edhe krahët e saj të zhveshur shpesh kritikoheshin, por Obama e dinte mirë se nuk duhej të binin në sy vetëm veshjet. E famshme, por jo një yll dhe “veshjet s’mund të shpreheshin asnjëherë më fort se ajo që kisha unë për të thënë”, thotë ajo.

Melania Trump

Veshje të qepura për merak, pardesy me rrip, gjithnjë e kuruar. Për disa, është emblema e stilit të zonjës së parë, për të tjerë ka shije ekstravagante dhe që shpesh mesazhi është interpretuar ndryshe. Ndryshe nga paraardhëset, Melania nuk flet shumë ndaj veshjet e saj janë edhe më të rëndësishme sepse shpesh, janë “e folura e saj.” Si ish-modele, “ajo di mirë si t’i përdorë veshjet.”

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Lëvizje në qeveri/ Shkarkohen zv.ministra, prefektë dhe anëtarë bordi të Kadastrës

Lëvizje në qeveri/ Shkarkohen zv.ministra, prefektë dhe anëtarë bordi të Kadastrës

5 November, 2025
Raporti i KE për Maqedonia e Veriut: Hapa në vend në procesin e integrimit

Raporti i KE për Maqedonia e Veriut: Hapa në vend në procesin e integrimit

5 November, 2025
Dy të plagosur rëndë pasi një shofer përplas njerëzit në një ishull francez

Dy të plagosur rëndë pasi një shofer përplas njerëzit në një ishull francez

5 November, 2025
Policia kërkon ‘urgjentisht’ një algjerian të liruar gabimisht nga burgu javën e kaluar

Policia kërkon ‘urgjentisht’ një algjerian të liruar gabimisht nga burgu javën e kaluar

5 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result