Tetë të vdekur nga përleshjet në Kazakistan

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tetë persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë plagosur nga një valë e përleshjeve të dhunshme në disa fshatra të provincës jugore të Kazakistanit, Zhambyl.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Brendshëm i këtij shteti, Yerlan Turgumbayev.

Rreth 70 persona ishin të përfshirë fillimisht në një grindje në fshatin Masanchi, ndërsa 300 të tjerë arritën më vonë nga fshatrat përreth, njoftoi ministri.

Turma u përlesh me policinë, duke i plagosur dy zyrtarë me armë zjarri. Dhjetëra ndërtesa dhe vetura u dëmtuan gjatë përleshjeve. Ministri Turgumbayev njoftoi se autoritetet i kanë arrestuar 47 persona dhe i kanë konfiskuar dy pushkë gjuetie, shkruan “Reuters”.

Presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, tha përmes një deklarate se policia dhe Rojet Kombëtare e kanë situatën nën kontroll, duke e urdhëruar qeverinë që të marrë masa për ruajtjen e qetësisë në këto fshatra.

Zona ku ndodhën përleshjet është vendbanim i pjesëtarëve të komunitetit pakicë, Dungan, të cilët janë myslimanë me prejardhje kineze.

Share This Article