Gjendet e pajetë një studente nga Kosova në Tetovë, reagon ambasada 

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tetovë, ku është gjetur pa shenja jete një vajzë e re, dyshohet studente e vitit të katërt me origjinë nga Kosova.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 18:30, banorë të lagjes pas Tregut të Gjelbër kanë njoftuar policinë për trupin e pajetë të gjetur në parkingun e një ndërtese banimi.

Autoritetet kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën, ndërsa ekipet hetimore po mbledhin prova dhe dëshmi për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për vrasje, vetëvrasje apo aksident, pasi hetimet janë në fazën fillestare.

Në një reagim zyrtar, Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup konfirmoi se është njoftuar nga policia rajonale e Tetovës për rastin dhe ka vendosur kontakt të drejtpërdrejtë me autoritetet lokale, duke ndjekur nga afër zhvillimin e hetimeve.

Share This Article