Aksident, makina bie në lumin Shkumbin, humb jetën 35-vjeçari

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku si pasojë ka humbur jetën një person.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin pranë fshatit Murras, ndërsa viktima është S.S 35-vjeç banues në Elbasan.

Sipas policisë 35-vjeçari ka qenë duke drejtuar mjetin tip “Benz” ku ka dalë nga rruga duke rënë në lumin Shkumbin, për pasojë ka ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses  bënë të mundur nxjerrjen e mjetit  nga lumi ku brenda tij u gjet i pa jetë drejtuesi S.S.

Ndërkohë  vijon puna për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit./TCH/

Share This Article