Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot duke sulmuar sërish Gjykatën Kushtetuese. Ai tha se vendimi për çështjen e Erion Veliajt është një skandal më vete.
Në Podkasin e tij “Flasim”, kreu i qeverise e konsideroi situatën e krijuar si një ngërç absurd, ndërsa iu drejtua Gjykatës Kushtetuese, duke thënë që të lërë të lirë Veliajn për të vazhduar detyrëm pasi Tirana nuk mund te rrije pa drejtues.
Ai tha se kryeqyteti nuk mund të trajtohet si jetim, pasi ky është një skandal që e paguajnë qytetarët.
“Unë dua të theksoj diçka tjetër, çfarëdo është thënë nuk ka thënë të vërtetën lidhur me arsyen e shkarkimit të kryetarit të bashkisë nga qeveria, si rrjedhojë e vendimit të marrë nga PS në Bëshillin Bashkiak. E vërteta është e thjeshtë, Tirana duhet drejtuar, nuk mund të jetë trup pa kokë. Kryeqyteti i Shqipërisë ka nevojë për të zgjedhurin e vet mbi krye. Kush ka në dorë të ndihmojë në zgjidhjen e këtij ngërçi absurd, duhet të kujtohet se përtej të gjitha teorive konspirative që kryeqyteti nuk mund të trajtohet si jetim për vite me radhë. Ky është një skandal në vetëvete, një skandal që qytetarët e paguajnë një kosto të padrejtë”, tha Rama.
Kujtojmë se në progres-raportin e BE thuhej qartësisht se Rama nuk i zbaton vendimet e Gjykatës Kushtetuese, duke treguar se shpërfill institucionet e pavarura.




