ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Kongresi i Perusë e shpall presidentin meksikan ‘persona non grata 5 hours ago
BE-ja detyron të lirojë ekuipazhin pas sulmit të piratëve somalezë ndaj tankerit 5 hours ago
Franca këshillon qytetarët të largohen urgjentisht nga Mali për shkak të bllokadës së karburantit nga xhihadistët 5 hours ago
Mijëra fluturime anulohen ose vonohen në SHBA për shkak të mbylljes së qeverisë 5 hours ago
Serbia hap rrugën për planin kontrovers të pronave të lidhur me Trumpin 5 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Studimi: Çmimet në Shqipëri mesatarisht 89% më të larta se në BE, mungon konkurrenca në treg

albnews by albnews
8 November, 2025
in Albania
0
Studimi: Çmimet në Shqipëri mesatarisht 89% më të larta se në BE, mungon konkurrenca në treg
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Çmimet në Shqipëri janë mesatarisht 89% më të larta për të njëjtat produkte krahasuar me Bashkimin Evropian. Ky është një nga përfundimet kryesore të një studimi të thelluar të ndërmarrë nga ekonomisti Ilir Ciko. Në studim, ai propozon Indeksin e Konkurrencës së Tregut (Market Competition Index – MCI) si një metodë të re për të matur nivelin real të konkurrencës në vendet e Ballkanit Perëndimor, përmes krahasimit të çmimeve reale të produkteve identike të shitura nga të njëjtat kompani evropiane në tregjet e BE-së dhe në rajon.

Modeli argumenton se shkaku kryesor i çmimeve të larta nuk janë kostot lokale, por mungesa e konkurrencës reale në këto tregje. Këto praktika jo vetëm që dëmtojnë konsumatorët dhe rrisin pabarazitë sociale, por edhe pengojnë rritjen afatgjatë të bizneseve, ulin investimet në inovacion dhe nxisin emigracionin për shkak të kostove të larta të jetesës.

RelatedPosts

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Hotele, automjete dhe llogari bankare, sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë

Gazetarja çame: I dhamë bukë e ujë gazetarit grek në Qafë Botë, ai shkroi pas dy ditësh se ne ishim ekstremistë!

Analiza e “Pesë Forcave” tregon se tregjet e Ballkanit Perëndimor karakterizohen nga fuqi e ulët negociuese e konsumatorëve, kërcënim i vogël nga hyrjet e reja dhe konkurrencë e dobët ndërmjet aktorëve ekzistues, çka u jep kompanive shumëkombëshe një pozitë dominuese dhe mundësi për abuzim me çmimet.

Për analizën e çmimeve, u zgjodh një kompani ndërkombëtare evropiane me rrjet të gjerë në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, e njohur për produktet e saj cilësore dhe për prezencën globale.

Në periudhën 3–12 prill 2025, u mblodhën të dhëna online nga faqet zyrtare të kompanisë për 100 produkte konsumi të përzgjedhura nga 10 kategori të gjera mallrash, të shitura në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Serbi, Mal të Zi, Bosnjë e Hercegovinë, Greqi dhe vendin e origjinës së kompanisë, duke përfshirë gjithsej 800 regjistrime çmimesh. Të gjitha çmimet u konvertuan në euro sipas kurseve të përditshme të Bankës Qendrore Evropiane.

Produktet u zgjodhën bazuar në kritere të qarta krahasueshmërie, si: identike në kod dhe specifika, të shiten në të gjitha vendet, të mos jenë artikuj luksozë, sezonale apo me ulje promocionale dhe të mos jenë nën taksa speciale (si akciza).

Pas mbledhjes, çmimet u rregulluan sipas ndryshimeve të TVSH-së për të mundësuar krahasim të drejtë. Më pas, u llogarit devijimi i çmimeve të çdo vendi nga niveli bazë i vendit të origjinës të kompanisë, gjë që lejoi një vlerësim të drejtpërdrejtë të diferencave të çmimeve dhe të sjelljes konkurruese në tregjet e Ballkanit Perëndimor dhe Greqisë në raport me tregun e BE-së.

Pas rregullimit për ndryshimet në TVSH, çmimet në rajon rezultojnë mesatarisht 47% më të larta, duke var­iuar nga nivele më të ulëta deri në më shumë se trefishin e çmimeve të vendit amë të kompanisë në BE.

Në Shqipëri, çmimet ishin më të lartat, me një mesatare prej 89% më shumë se në tregun bazë të BE-së, e ndjekur nga Mali i Zi me 60% dhe Maqedonia e Veriut me 46%. Kosova regjistron një rritje mesatare prej 37%, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina (25%) dhe Serbia (23%) shfaqin diferenca më të vogla.

Analiza e të dhënave të çmimeve për Shqipërinë tregon se, pas normalizimit për ndryshimet në TVSH, çmimet e produkteve në Shqipëri janë mesatarisht 89 për qind më të larta se ato të të njëjtave produkte të shitura nga e njëjta kompani në vendin e saj të origjinës, me një diferencë mesatare prej 87 për qind dhe devijim standard prej 0.48. Asnjë produkt nuk është shitur në Shqipëri me çmim më të ulët sesa në vendin amë të kompanisë.

Rreth 34 për qind e produkteve janë shitur në Shqipëri me më shumë se dyfishin e çmimit që kanë të njëjtat produkte në vendin bazë. Diferenca minimale e çmimit në Shqipëri është 18% më e lartë, ndërsa ka artikuj që janë deri në 257% më shtrenjtë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Kongresi i Perusë e shpall presidentin meksikan ‘persona non grata

Kongresi i Perusë e shpall presidentin meksikan ‘persona non grata

8 November, 2025
BE-ja detyron të lirojë ekuipazhin pas sulmit të piratëve somalezë ndaj tankerit

BE-ja detyron të lirojë ekuipazhin pas sulmit të piratëve somalezë ndaj tankerit

8 November, 2025
Franca këshillon qytetarët të largohen urgjentisht nga Mali për shkak të bllokadës së karburantit nga xhihadistët

Franca këshillon qytetarët të largohen urgjentisht nga Mali për shkak të bllokadës së karburantit nga xhihadistët

8 November, 2025
Mijëra fluturime anulohen ose vonohen në SHBA për shkak të mbylljes së qeverisë

Mijëra fluturime anulohen ose vonohen në SHBA për shkak të mbylljes së qeverisë

8 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result