Kandidati i Edi Ramës në Tepelenë, nuk denjon as të regjistrohet si votues në Tepelenë, por voton në Tiranë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tepelenës, Gramos Sako, nuk rezulton votues në Tepelenë, por në dega nr. 7 në Tiranë.

Sipas të dhënave nga gjendja civile, Sako figuron me vendbanim në kryeqytet dhe për rrjedhojë nuk ka të drejtë vote në Bashkinë e Tepelenës, ku është shpallur kandidat për kryetar.

Zgjedhjet për Bashkinë e Tepelenës zhvillohen këtë të diel, ku përballë Sakos është kandidati i pavarur Gabriel Guma.

Kujtojmë se veç Tepelenës, zgjedhjet e pjesshme lokale do të zhvillohen edhe në 4 bashki të tjera të vendit, Mat, Berat, Cërrik dhe Vlorë.

Share This Article