ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Kongresi i Perusë e shpall presidentin meksikan ‘persona non grata 10 hours ago
BE-ja detyron të lirojë ekuipazhin pas sulmit të piratëve somalezë ndaj tankerit 10 hours ago
Franca këshillon qytetarët të largohen urgjentisht nga Mali për shkak të bllokadës së karburantit nga xhihadistët 10 hours ago
Mijëra fluturime anulohen ose vonohen në SHBA për shkak të mbylljes së qeverisë 10 hours ago
Serbia hap rrugën për planin kontrovers të pronave të lidhur me Trumpin 10 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Skandali i shkollës ilegale së Zuckerberg, me emrin e një prej pulave të tij

albnews by albnews
8 November, 2025
in Bota
0
Skandali i shkollës ilegale së Zuckerberg, me emrin e një prej pulave të tij
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në një nga lagjet më të lakmuara të Kalifornisë, Crescent Park në Palo Alto, banorët janë përballur për gati një dekadë me një fqinj që nuk ka nevojë për prezantim, bashkëthemeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg.

Ajo që filloi si shqetësim për blerjet e shumta të pronave nga miliarderi, është shndërruar në një përplasje të hapur me qytetin, pasi zbulimet e WIRED tregojnë se në kompleksin e tij luksoz është zhvilluar, për vite me radhë, një shkollë private pa leje.

RelatedPosts

Pse u zemërua Vladimir Putin, me besnikun e tij më jetë gjatë?

U zhduk me 500 milionë USD kriptomonedha – Gjendet i vrarë rusi dhe gruaja e tij

Ndryshimi i klimës, planeti arrin temperatura rekord, ja kush rrezikohet

Një shkollë në mes të lagjes pa leje zyrtare

Sipas dokumenteve që WIRED ka marrë përmes kërkesave për transparencë publike, shkolla, e quajtur “Bicken Ben School” (emër që sipas The New York Times vjen nga një prej pulave të familjes Zuckerberg), ka funksionuar që prej vitit 2021 brenda pronës së familjes, pa lejen e nevojshme për “përdorim të kushtëzuar”.

Në dokumentet e dorëzuara në Departamentin e Arsimit të Kalifornisë, shkolla figuron si e hapur më 5 tetor 2022, megjithëse fqinjët kishin vënë re aktivitet të ngjashëm një vit më parë. Drejtuesja e saj, Sara Berge, e përshkruan në profilin e vet në LinkedIn si një “pod Montessori” që operonte në një “zyrë private familjare”.

Sipas të dhënave, numri i nxënësve është rritur nga 9 në 2022 në rreth 35–40 në vitin 2025, duke përfshirë edhe plane për hapjen e një cikli të mesëm.

Megjithatë, dokumentet publike të qytetit të Palo Alto nuk tregojnë asnjë kërkesë apo leje të dorëzuar nga familja Zuckerberg për një institucion arsimor në këtë zonë rezidenciale.

Zemërimi i fqinjëve dhe akuzat për trajtim preferencial

Banorët e Crescent Park kanë ankuar prej vitesh për ndërtimet e pafundme, trafikun nga makinat e stafit, si dhe praninë e vazhdueshme të rojeve të sigurisë. Por prania e shkollës e përkeqësoi situatën.

Në një email të dërguar në shkurt 2025, një fqinj i zemëruar i shkruante zyrtarëve të qytetit:

“Është e pabesueshme që po punoni kaq fort për të përmbushur nevojat e një familjeje miliardere ndërkohë që pjesa tjetër e lagjes mbahet në errësirë. Ky pronar ka shkelur shumë premtime, dhe çdo zgjidhje që mbështetet në ‘besim të mirë’ është dështim që në fillim.”

Zyrtarët e qytetit, përfshirë zëdhënësen Meghan Horrigan-Taylor, hodhën poshtë akuzat për trajtim të veçantë, duke theksuar se “rregullat e ndërtimit dhe të sigurisë zbatohen njësoj për të gjithë”. Sipas saj, inspektorët vizituan pronën disa herë dhe zhvilluan takime me përfaqësuesit e familjes për të “zbutur ndikimet në lagje”.

Vendimi për mbyllje dhe zhvendosja misterioze

Në mars 2025, autoritetet lokale i kërkuan familjes Zuckerberg të mbyllte shkollën deri më 30 qershor, për shkak të mungesës së lejes.

Sipas regjistrave shtetërorë, “Bicken Ben School” rezulton se operoi deri më 18 gusht 2025, kur mësimet në kompleks u ndërprenë. Tre fqinjë të ndryshëm konfirmuan për WIRED se gjatë vjeshtës nuk u panë më fëmijë që mbërrinin në rezidencë.

Por sipas zëdhënësit të familjes, Brian Baker, shkolla “nuk u mbyll thjesht u zhvendos”.

Nuk dihet ku ndodhet aktualisht apo nëse vepron me një emër të ri.

“Mark, Priscilla dhe fëmijët e tyre e duan komunitetin dhe janë përpjekur të shmangin çdo shqetësim për fqinjët”, tha Baker në një deklaratë për WIRED.

Përplasja me administratën e qytetit

Dokumentet tregojnë një sërë përplasje mes përfaqësuesve të Zuckerberg dhe zyrtarëve të qytetit.

Në një rast, një nga drejtuesit e planifikimit të Palo Alto, Jonathan Lait, i shkroi avokates së familjes, Christine Wade, duke theksuar se “shkolla në zonë rezidenciale kërkon patjetër leje të posaçme”. Wade kundërshtoi, duke pretenduar se aktiviteti përputhej me ligjet e shtetit dhe se familja po kërkonte licencë për një “qendër kujdesi ditor” me më pak se 14 fëmijë, një status që nuk kërkon miratim nga qyteti.

Por sipas WIRED, familja Zuckerberg nuk aplikoi kurrë për këtë licencë.

Në muajt pas mbylljes së shkollës, fqinjët kanë vazhduar të ankohen për zhurma, ndërtimet e pafundme dhe praninë e personelit në rrugët përreth.

Një prej tyre i tha WIRED “Sinqerisht, nuk e dimë çfarë po ndodh. Vetëm ndërtim, zhurmë dhe mbeturina.”

Skandali i “Bicken Ben School” ka lënë pas një ndjenjë të thellë mosbesimi ndaj autoriteteve lokale dhe ka ringjallur debatin për fuqinë e miliarderëve në komunitetet elitare të Silicon Valley.

Për shumë banorë, historia nuk është thjesht për një shkollë ilegale por për peshën që ka pasuria në raport me ligjin.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Kongresi i Perusë e shpall presidentin meksikan ‘persona non grata

Kongresi i Perusë e shpall presidentin meksikan ‘persona non grata

8 November, 2025
BE-ja detyron të lirojë ekuipazhin pas sulmit të piratëve somalezë ndaj tankerit

BE-ja detyron të lirojë ekuipazhin pas sulmit të piratëve somalezë ndaj tankerit

8 November, 2025
Franca këshillon qytetarët të largohen urgjentisht nga Mali për shkak të bllokadës së karburantit nga xhihadistët

Franca këshillon qytetarët të largohen urgjentisht nga Mali për shkak të bllokadës së karburantit nga xhihadistët

8 November, 2025
Mijëra fluturime anulohen ose vonohen në SHBA për shkak të mbylljes së qeverisë

Mijëra fluturime anulohen ose vonohen në SHBA për shkak të mbylljes së qeverisë

8 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result