Ekzekutoi dy vëllezërit e bashkëshortes në Mitrovicë! Lihet në burg Astrit Isufi për vrasje dhe armëmbajtje pa leje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjykata Themelore në Gjakovë ka vendosur që Astrit Isufi, i dyshuar për vrasjen me armë zjarri të dy vëllezërve të bashkëshortes së tij, Driton dhe Naim Morina, të qëndrojë në burg.

Seanca u zhvillua në ambientet e QKUK-së në Prishtinë për shkak të gjendjes shëndetësore të të dyshuarit.

Gjyqtari i procedurës paraprake, Drilon Haraçia, vlerësoi se lirimi i tij mund të rrezikonte rrjedhën e hetimeve, përfshirë arratisjen, ndikimin tek të dëmtuarit ose përsëritjen e veprës penale.

Sipas vendimit, Isufi do të qëndrojë në paraburgim deri më 6 dhjetor 2025, duke filluar nga data e arrestimit më 7 nëntor 2025.

Palët kanë të drejtë të ankohen në Gjykatën e Apelit të Kosovës

Share This Article