Buxheti 2026- Investimet publike shkojnë 1.8 miliardë euro, prioritet zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës dhe linjat hekurudhore, Vorë – Hani i Hotit, Durrës – Rrogozhinë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në projektbuxhetin për vitin 2026, një vëmendje e madhe i është kushtuar investimeve publike, të cilat janë planifikuar në masën 6.5% e PBB-së, duke përfshirë 6.8 miliardë lekë financime të pritshme nga Plani i Rritjes me BE-në.

Fondi total i parashikuar për realizimin e investimeve publike gjatë vitit të ardhshëm është 179.6 miliardë lekë, ose rreth 1.8 miliardë euro.

Fokus në infrastrukturë dhe energji

Shpenzimet për Infrastrukturën dhe Energjinë pritet të zënë 2.8% të PBB-së, duke synuar modernizimin e rrjetit rrugor dhe hekurudhor, si dhe zgjerimin e aksesit në ujë dhe kanalizime.

Projekti madhor rrugor

Një ndër investimet me përparësi absolute është zgjerimi i autostradës Tiranë–Durrës, një prej segmenteve më të rëndësishëm për lëvizjen e automjeteve në Shqipëri. Fondet do të parashikohen për ndërhyrje në të dyja fazat e këtij projekti.

Punimet do të vijojnë edhe në segmente të tjerë kyç:

•     Rikostruksioni i rrugës së vjetër Kominat-Ndroq-Plepa.

•     Zgjerimi i rrugës Elbasan – Qafë Thanë dhe segmenti Elbasan – Lekaj.

•     Rruga Berat-Ballaban.

Paralelisht, buxheti angazhohet për mirëmbajtjen e rreth 3,522 km rrugë në të gjithë vendin në harkun kohor 2026 – 2028.

Rindërtimi i hekurudhave

Vëmendje e veçantë i kushtohet edhe linjave hekurudhore me financim të konsiderueshëm për:

•     Rehabilitimin e linjës hekurudhore Durrës – Terminali pasagjerëve – Tiranë.

•     Ndërtimin e linjës hekurudhore Tiranë – Rinas (Aeroporti).

•     Rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë – Hani i Hotit.

•     Rehabilitimin e linjës Durrës – Rrogozhinë.

Sipas draftit, planifikimi i investimeve për vitin 2026 ka mbajtur parasysh të gjitha detyrimet kontraktuale, me përparësi financimin e projekteve në vazhdim.

Share This Article