Shqipëria beson në angazhimin e SHBA-së si faktor kyç për paqen në Ballkanin Perëndimor

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë, në prag të misionit të tyre në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, priti në një takim në Uashington, Presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Presidenti Meta i njohu ambasadorët me zhvillimet më të fundit në Shqipëri dhe në rajon, duke theksuar se vizita e tyre në vendin tonë do të jetë një kontribut i shtuar për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera shqiptaro-amerikane.

Kreu i Shtetit theksoi se Shqipëria beson në angazhimin e domosdoshëm të SHBA në Ballkanin Perëndimor, si faktor kyç për paqen, sigurinë dhe demokracinë.

Në këtë kuadër, Presidenti Meta vlerësoi rolin që luan Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë për forcimin e lidhjes sonë transatlantike.

Gjatë takimit, Kreu i Shtetit ju përgjigj dhe interesit të tyre për çështje konkrete të zhvillimeve të fundit në Shqipëri dhe në rajon./ATSH/

Share This Article