ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Tajfuni largohet nga Filipinet pasi vrau dy persona 3 hours ago
‘Kaosi ka ikur’ – rrugë të qeta në kufirin e Teksasit pas masave të ashpra të Trumpit 3 hours ago
Hulumtimet tregojnë se mungesa e strehimit është më e lartë se shifrat zyrtare 3 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 3 hours ago
Çfarë ndodh kur pi ujë me limon çdo ditë 3 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Zgjedhjet e pjesshme në Tepelenë, Gramoz Sako shpallet fitues. Kandidati i opozitës pranon rezultatin

albnews by albnews
10 November, 2025
in Shqiperia
0
Zgjedhjet e pjesshme në Tepelenë, Gramoz Sako shpallet fitues. Kandidati i opozitës pranon rezultatin
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Zgjedhjet e pjesshme vendore në Bashkinë e Tepelenës kanë përfunduar me një fitore të thellë për kandidatin e Partisë Socialiste, Gramoz Sako, i cili ka siguruar 77.85% të votave, përballë kandidatit të pavarur të mbështetur nga Partia Demokratike, Gabriel Guma, që ka marrë 22.15%.

Pas shpalljes së rezultatit, Sako u shpreh se fushata, ndonëse e shkurtër, ishte moderne dhe e përqendruar te qytetari.

RelatedPosts

PS fiton në Cërrik, kandidati Florenc Doka siguron 66% të votave

Përfundon numërimi në Berat, kandidati i PS fiton me mbi 83% të votave

Zgjedhjet e pjesshme vendore, Celibashi: Numërimi i votave pritet të fillojë në 22:00, do të përdoret edhe Inteligjenca Artificiale në Tepelenë

“Edhe pse ishte një fushatë e shkurtër, ishte një fushatë moderne. Pavarësisht kushteve atmosferike, qytetarët e Tepelenës dolën dhe votuan duke shprehur vullnetin e tyre,” tha ai.

Ai theksoi angazhimin për të vijuar punët e nisura dhe për të çuar përpara projektet e zhvillimit.

“Nga sot është detyrimi im, në radhë të parë, që t’u shërbej qytetarëve për të vijuar punët e nisura dhe për të vazhduar projektet në të ardhmen. Mirënjohës pafund për çdo qytetar të Tepelenës, mirënjohës për Partinë Socialiste,” deklaroi Sako.

Guma pranon rezultatin: Nuk është humbje personale, por një reflektim për ringjalljen sociale

Nga ana e tij, Gabriel Guma pranoi rezultatin dhe e cilësoi procesin si një moment reflektimi për opozitën.

 “Pritshmëritë e mia ishin shumë të mira, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Kemi pjesëmarrjen e njerëzve pa imponim për të ardhur për të votuar,” tha ai.

Guma theksoi se nuk e sheh rezultatin si humbje personale.

“Unë nuk e konsideroj humbje personale, por një humbje për një ringjallje sociale. Jo humbja ime, sepse unë jam i ri. Për mua politika sapo ka nisur dhe nga gabimet mësohet – sepse edhe unë kam bërë plot gabime gjatë kësaj fushate,” u shpreh ai.

Krahas Tepelenës, këtë të diel u votua edhe në Vlorë, Cërrik, Berat dhe Mat, ku qytetarët zgjodhën kryebashkiakët e rinj.

Në garë ishin 13 kandidatë nga Partia Socialiste dhe opozita.

Procesi i numërimit ka përfunduar në Vlorë dhe Cërrik dhe Tepelenë, ndërsa vijon në Berat dhe Mat. Deri më tani, kandidatët e PS-së kryesojnë në të gjitha bashkitë.

Një risi në këto zgjedhje ishte aplikimi për herë të parë i numërimit me Inteligjencë Artificiale në Bashkinë e Tepelenës, si pjesë e një projekti pilot për modernizimin e procesit zgjedhor.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Tajfuni largohet nga Filipinet pasi vrau dy persona

Tajfuni largohet nga Filipinet pasi vrau dy persona

10 November, 2025
‘Kaosi ka ikur’ – rrugë të qeta në kufirin e Teksasit pas masave të ashpra të Trumpit

‘Kaosi ka ikur’ – rrugë të qeta në kufirin e Teksasit pas masave të ashpra të Trumpit

10 November, 2025
Hulumtimet tregojnë se mungesa e strehimit është më e lartë se shifrat zyrtare

Hulumtimet tregojnë se mungesa e strehimit është më e lartë se shifrat zyrtare

10 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

10 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result