Presidenti shqiptar, Ilir Meta është pritur në një takim nga bashkëkryetari republikan i Komisionit për Politikën e Jashtme, Michael McCaul, në Kongresin Amerikan.
Presidenti e ka njohur Kongresmenin Republikan me zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe me sfidat euroatlantike të Ballkanit Perëndimor.
“Kënaqësi të ritakohesha
me Bashkëkryetarin Republikan të Komisionit për Politikën e Jashtme në
Kongresin Amerikan, z.Michael McCaul. Mbështetja bipartizane në Kongres mbetet
kyç për forcimin e partneritetit tonë strategjik dhe konsolidimin e arritjeve
pozitive në rajon, si pjesë e hapësirës dhe vlerave euroatlantike.
Lufta kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, një prioritet absolut,
ndërsa duhet shtuar bashkëpunimi ekonomik dhe investimet amerikane në Shqipëri
dhe rajon”, ka shkruar Presidenti i vendit, në rrjetin social Facebook.