Partia Socialiste ka siguruar një tjetër fitore të thellë në zgjedhjet e pjesshme vendore, këtë herë në Bashkinë e Cërrikut.
Kandidati socialist Florenc Doka ka marrë 6,201 vota, që përbëjnë 66.22% të totalit, duke e pozicionuar bindshëm në krye të garës.
Në vend të dytë renditet Amarildo Hoxha, kandidat i pavarur i mbështetur nga Partia Demokratike, me 1,888 vota ose 20.16%.
Ai ka lënë pas me 613 vota diferencë kandidatin e lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Eligert Hima, i cili ka marrë 1,275 vota (rreth 13.62%).
Krahas Cërrikut, këtë të diel u votua edhe në Vlorë, Tepelenë, Berat dhe Mat, ku qytetarët zgjodhën kryebashkiakët e rinj.
Në total, në garë ishin 13 kandidatë nga Partia Socialiste dhe opozita.
Procesi i numërimit ka pwrfunduar nw Vlorë dhe Cërrik, ndwrsa vazhdon në Tepelenë, Berat dhe Mat. Deri më tani, kandidatët e PS-së kryesojnë në të gjitha bashkitë.
Një risi në këto zgjedhje është aplikimi për herë të parë i numërimit me Inteligjencë Artificiale në Bashkinë e Tepelenës, si pjesë e një projekti pilot për modernizimin e procesit zgjedhor.




