ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Tajfuni largohet nga Filipinet pasi vrau dy persona 7 hours ago
‘Kaosi ka ikur’ – rrugë të qeta në kufirin e Teksasit pas masave të ashpra të Trumpit 7 hours ago
Hulumtimet tregojnë se mungesa e strehimit është më e lartë se shifrat zyrtare 7 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 8 hours ago
Çfarë ndodh kur pi ujë me limon çdo ditë 8 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Ikona e Durrësit, hoteli që ka parë thuajse çdo stinë të historisë shqiptare, do shembet për një projekt me kazino

albnews by albnews
10 November, 2025
in Albania
0
Ikona e Durrësit, hoteli që ka parë thuajse çdo stinë të historisë shqiptare, do shembet për një projekt me kazino
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga Johana Lubonja

Në buzë të detit, aty ku zhurma e dallgëve përzihet me aromën e pishave, qëndron një ndërtesë që ka parë pothuajse çdo stinë të historisë shqiptare. Hotel “Adriatik”, simboli i Durrësit, i turizmit shqiptar dhe i kujtimeve të brezave të tërë.

RelatedPosts

Shqiptarët “pushtojnë” Barcelonën para sfidës vendimtare Andorra-Shqipëri

Zgjedhjet e pjesshme, vendosin të moshuarit mbi 65 vjeç, të rinjtë indiferentë

PD nis bojkotin e komisioneve parlamentare, demokratët mblidhen sot në seli

Kur u ngrit në fund të viteve ’30, ishte projektuar për të qenë hoteli më i bukur dhe më modern i vendit. Arkitektura e tij mbante shijen e stilit italian të kohës, me kolona elegante, dritare të gjera dhe një harmoni që i përshtatej brigjeve të Adriatikut. Ishte menduar për aristokracinë, për zyrtarët e lartë, për udhëtarët e huaj që kërkonin një copëz Mesdheu ende të pazbuluar.

Pas Luftës së Dytë Botërore, kur pushteti i ri e shtetëzoi, “Adriatiku” u kthye në vitrinën e socializmit shqiptar. Aty strehoheshin mysafirët e huaj, sportistët, shkrimtarët, delegacionet miqësore nga Lindja. Për shumë shqiptarë, një natë në “Adriatik” ishte një ëndërr e paarritshme, një privilegj i pak njerëzve.

Në hollin e tij me dysheme mermeri, në tarracën që përplasej me dallgët, ndizeshin cigaret e para të ndonjë francezi apo çeku që sillte me vete aromën e botës tjetër.

Në vitet ’70 e ’80, hoteli u bë kartolina e Durrësit. Fasada e bardhë, palma e lartë në hyrje dhe shkallët e gjerë që zbrisnin drejt plazhit u bënë sfond i dhjetëra filmave shqiptarë, ku “Adriatiku” luante rolin e qytetërimit modern, një ishull i vogël luksi në brigjet e socializmit.

Pas viteve ’90, si shumë simbole të tjerë të epokës së vjetër, “Adriatiku” ra në heshtje. Zhurmat e turistëve u zëvendësuan nga qetësia e një godine të lodhur, e cila megjithatë ruante dinjitetin e saj. Ishte koha kur Shqipëria po kërkonte, pa e ditur çfarë e priste, rrugën e re. Edhe hoteli i famshëm duhej të rigjente vetveten.

Në fillim të viteve 2000, nisi ringjallja. “Adriatiku” u restaurua me kujdes, pa i prishur hijen e së kaluarës. Fasada e vjetër u ruajt, por brendësia u transformua në një hotel bashkëkohor me standarde ndërkombëtare. Mbeti ikona e Durrësit turistik, një monument i kujtesës dhe i shpresës.

Për banorët e qytetit, ai nuk është thjesht një hotel, është një pjesë e jetës së tyre. Një vend ku janë bërë dasma, janë bërë foto të para, janë pritur të afërm nga larg. Për të tjerët, është një simbol i përjetshëm i kohëve që ndryshojnë, por ëndrrat që mbeten.

Në fund të fundit, “Adriatiku” është më shumë se një ndërtesë: është një dëshmitar i heshtur i Shqipërisë që ka kaluar nga eleganca e ndërtesave mbretërore italiane, në ashpërsinë e socializmit, e deri te dritat e turizmit modern.

Ende sot, çdo mëngjes, ai sheh detin me të njëjtin qetësim që e ka parë prej gati një shekulli, sikur të thotë se, pavarësisht gjithçkaje, jeta vazhdon, dhe dallgët kthehen gjithmonë në breg.

Sot Shqipëria është vendi ku historia bëhet me “leje ndërtimi”. Sipas dokumenteve që janë publikuar dje në media, me miratimin e KKTU, godina e “Adriatikut” do të shembet për t’i lënë vendin një ndërtesë 12-katëshe moderne.

Në vend të kolonave që panë dekada, do të ngrihen beton e xham, dhe aty ku dikur dëgjohej zhurma e valëve, do të ndizen dritat e një… kazinoje. Po, një kazino. Vendit tonë nuk i mungojnë as hotelet, as historitë, por kumari rikthehet gjithmonë si prioritet kombëtar.

Do të ishte ndoshta më e ndershme t’i vinin emrin “Hotel Kujtesa”, që të mos harrojmë ironinë: një copë kujtese që fshihet nga faqja e dheut për t’u zëvendësuar me lluksin e dritave të bixhozit.

Ja kështu, “Adriatiku” që dikur ishte dritarja nga ku Shqipëria shihte botën, do të kthehet në një dritare nga ku bota sheh se si Shqipëria shkatërron edhe njëherë tjetër kujtesën e vet. Në fund të fundit, nuk është hera e parë që fati i këtij vendi luhet me letra. /Dita

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Tajfuni largohet nga Filipinet pasi vrau dy persona

Tajfuni largohet nga Filipinet pasi vrau dy persona

10 November, 2025
‘Kaosi ka ikur’ – rrugë të qeta në kufirin e Teksasit pas masave të ashpra të Trumpit

‘Kaosi ka ikur’ – rrugë të qeta në kufirin e Teksasit pas masave të ashpra të Trumpit

10 November, 2025
Hulumtimet tregojnë se mungesa e strehimit është më e lartë se shifrat zyrtare

Hulumtimet tregojnë se mungesa e strehimit është më e lartë se shifrat zyrtare

10 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

10 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result