Pasioni i tij pĂ«r filmin e çoi drejt RAI-t, ky Ă«shtĂ« Gjon Kolndrekaj, nĂ« RAI ai punoi pĂ«r gati 40 vite, duke u bĂ«rĂ« njĂ« nga mjeshtrit e regjisĂ« dokumentare dhe i shumĂ« emisioneve tĂ« njohura, mes tĂ« cilave âLinea Verdeâ.
Gjon Kolndrekaj, regjisori shqiptar me origjinë nga Peja, ndan kujtimet e rrugëtimit të tij artistik për RTSH, që nisi në vitin 1975, kur për herë të parë shkeli në Itali, në vendin e ëndrrave për dikë që kishte ardhur nga Shqipëria staliniste.
âMeqenĂ«se nĂ« Festivalin e Venedikut po kĂ«rkonin skenarin me regjisorĂ« tĂ« njohur si Frank Capra, me famĂ« botĂ«rore, njĂ« kritik i televizionit italian mĂ« tha: âMĂ« befason qĂ« kĂ«tĂ« prodhim nuk e dija se e kishit shkruar me Frank CaprĂ«n. Pse nuk vjen tĂ« bĂ«jmĂ« diçka eksperimentale me RAI-n?. ThashĂ« pse jo!â, tha Koldrekaj.
Kolndrekaj tregon edhe për dokumentarët e tij kushtuar Lin Delisë dhe Nënë Terezës, si dhe për mënyrën se si ka ndikuar në promovimin e Shqipërisë në ekranet italiane, duke e transformuar perceptimin e Shqipërisë në botë.
âI vetmi qĂ« mĂ« ka njohur ka qenĂ« Lin Delia, sepse ai nuk hante bukĂ« pĂ«r tĂ« blerĂ« kolonat. NĂ«nĂ« TerezĂ«n e kam shoqĂ«ruar pĂ«r 20 vjet, dhe pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« kur ka hyrĂ« nĂ« ShqipĂ«ri, e kam shoqĂ«ruar vetĂ«. Publiku italian dhe ndĂ«rkombĂ«tar nuk njihte asgjĂ« pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«. UnĂ« jam munduar nĂ« çdo mĂ«nyrĂ« tâia afroj ShqipĂ«rinĂ« PerĂ«ndimitâ, tha Kolndrekaj.
Aktualisht, mjeshtri i regjisë Gjon Kolndrekaj po punon për një film të ri dokumentar mbi jetën e Nënë Terezës, me kast ndërkombëtar, që pritet të përfundojë së shpejti dhe do të vijë si për shikuesin shqiptar ashtu dhe për atë italian. Gjoni vazhdon të na bëjë krenarë.




