ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Robert De Niro ‘krenar’ për lidhjen e tij të re me Manchesterin 26 minutes ago
Ministri i Brendshëm i Pakistanit thotë se sulmi vetëvrasës në Islamabad vret 12 persona 30 minutes ago
Reform UK tërhiqet nga filmi i BBC-së pas debatit për redaktimet e Trumpit 35 minutes ago
Titujt e Gazetave në UK 38 minutes ago
Starmer do të luftojë përpjekjet për ta zëvendësuar atë, thonë aleatët 46 minutes ago
Next
Prev
Home Show - Biz Kulture

Autoironia e Meghan Markle pas rikthimit në aktrim

albnews by albnews
12 November, 2025
in Kulture, UK
0
Autoironia e Meghan Markle pas rikthimit në aktrim
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Meghan Markle është kthyer në set pas plot tetë vitesh larg aktrimit dhe duket se e ka pritur këtë moment me shumë emocione dhe pak autoironi.

Dukesha e Sussex-it ka nisur xhirimet për filmin e ri të Amazon MGM Studios, “Close Personal Friends”, ku ajo shfaqet duke interpretuar veten. Një burim për revistën People tregon se Meghan nuk e ka fshehur faktin që ka kohë pa aktruar.

RelatedPosts

Robert De Niro ‘krenar’ për lidhjen e tij të re me Manchesterin

Reform UK tërhiqet nga filmi i BBC-së pas debatit për redaktimet e Trumpit

Titujt e Gazetave në UK

“Bënte shaka duke thënë se ndihej pak e ‘ndryshkur’,” – rrëfen burimi. “Por ishte e qartë që ishte përgatitur shumë dhe se për të ishte një moment i madh të rikthehej. Dhe ka qenë fantastike.”

Sipas të njëjtit burim, Meghan ka mbërritur në set me shumë qetësi, është prezantuar thjesht me “Meghan” dhe ka krijuar menjëherë atmosferë pozitive:

“Çdo gjë tek ajo ishte shumë e ëmbël dhe e qetë. Dukej sinqerisht e lumtur që ishte në set. Ishte shumë e këndshme të rrije pranë saj, kishte një energji shumë të ngrohtë.”

Në fotot nga xhirimet në Pasadena, Kaliforni, ajo shihej në humor të mirë, duke buzëqeshur teksa hipte në makinë për të xhiruar një skenë pranë pishinës. Për rolin e saj, Meghan ishte veshur thjesht dhe elegant: një këmishë me nuanca blu dhe të bardha, të kombinuara me pantallona të bardha.

Filmi fokusohet te një çift që bëhet mik me një çift të famshëm dhe pikërisht këtu hyn Meghan, në një lojë interesante mes realitetit dhe fiksonit. Mes emrave që do të jenë në kast, përmenden Jack Quaid, Lily Collins dhe Brie Larson.

Rikthimi i saj në aktrim vjen tetë vite pasi Meghan i dha fund karrierës në Hollywood, pas fejesës me Princin Harry në vitin 2017. Roli i saj i fundit ishte ai i Rachel Zane në serialin “Suits”, ku ajo luajti për shtatë sezone, nga viti 2011 deri në 2018. Më herët, ajo ishte shfaqur edhe në filma si “Remember Me” (2010) dhe “Horrible Bosses” (2011).

Pas një kapitulli të gjatë të fokusuar te familja, aktivizmi dhe projektet mediatike, duket se Meghan Markle është gati t’i rikthehet dashurisë së vjetër: aktrimit – edhe nëse, siç thotë me humor vetë, “është pak e ndryshkur”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Robert De Niro ‘krenar’ për lidhjen e tij të re me Manchesterin

Robert De Niro ‘krenar’ për lidhjen e tij të re me Manchesterin

12 November, 2025
Ministri i Brendshëm i Pakistanit thotë se sulmi vetëvrasës në Islamabad vret 12 persona

Ministri i Brendshëm i Pakistanit thotë se sulmi vetëvrasës në Islamabad vret 12 persona

12 November, 2025
Reform UK tërhiqet nga filmi i BBC-së pas debatit për redaktimet e Trumpit

Reform UK tërhiqet nga filmi i BBC-së pas debatit për redaktimet e Trumpit

12 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

12 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result