Bota
Rrëfimi i një kanibali, zbulime të tmerrshme nga “Vampiri i Parisit” që hante të vdekurit
Tre dekada pas arrestimit të tij, Nico Clos, i njohur si “Vampiri i Parisit”, ka folur hapur se si filloi obsesioni i tij me mishin njerëzor, një histori që tronditi Francën në fillim të viteve 1990.
Clos, atëherë 22 vjeç, u arrestua në Paris për vrasjen e 34-vjeçarit Thierry Bissonnier. Oficerët e policisë që kontrolluan apartamentin e tij gjetën një pamje të tmerrshme, kocka dhe dhëmbë njerëzorë të shpërndara në dysheme, fragmente kockash të varura nga tavani, kavanoza me hi njerëzor në televizor dhe qese me gjak në frigorifer.
Ai e rrëfeu krimin dhe zbuloi se kishte grabitur varre për të mbledhur mbetje, ndërsa punonte në një morg për të pasur akses në trupa njerëzorë. Ai pranoi se kishte prerë copa të vogla mishi nga kufomat dhe i kishte ngrënë ato, fillimisht të gjalla dhe më vonë të gatuara në mënyra të ndryshme.
Cloe u dënua me 12 vjet burg, por u lirua në vitin 2002 pasi kreu shtatë vjet. Ai tani është i lirë dhe ka shkruar librin e gatimit The Cannibal Cookbook dhe drejton një faqe interneti që shet “objekte koleksionuese të frymëzuara nga vrasës famëkeq”.
Në një intervistë të kohëve të fundit në podcastin “Anything Goes” me James English, Cloe përshkroi se si filloi tmerri.
“Isha 12 vjeç kur pashë një revistë me fotografi të një krimi kanibalistik. Ato imazhe lanë gjurmë tek unë. Që atëherë kam pasur fantazi psikopatike, duke menduar të shqyej mish me dhëmbët e mi“, rrëfeu ai.
Ai tha se në moshën 17 vjeç zhvilloi një “fetishizëm ndaj gjakut” dhe kur mori një punë në një morg zbuloi sa e lehtë ishte të rrije vetëm me trupat. “Kur fillova të punoja atje, kuptova se kur isha vetëm në autopsi, mund të prisja copa të vogla mishi dhe t’i haja. Në fillim të gjalla, pastaj i merrja në shtëpi dhe i gatuaja”, zbuloi ai më tej.
Ai gjithashtu pranoi se kishte vjedhur qese gjaku nga spitali ku punonte me kohë të pjesshme, duke përdorur afishe të rreme për ta bërë të dukej sikur ishin përdorur: “Merrja dy ose tre qese gjaku në javë për rreth gjashtë muaj.”
Siç tha ai, akti nuk kishte të bënte me shijen, por me “tensionin dhe adrenalinën” që i jepte.
“Vampiri i Parisit” mbetet një nga shembujt më tronditës të kanibalizmit në Evropën moderne, pasi rasti zbuloi sjellje ekstreme psikopatike të fshehura pas fasadës së një punonjësi të qetë të morgut.
Bota
Presidenti i Kinës mban fjalimin e fundvitit: Në 2026-ën zotohem të bashkohemi me Tajvanin
Udhëheqësit botërorë kanë uruar qytetarët e shteteve të tyre për afrimine vitit të ri 2026, ndërkohë që të tjerë e shfrytëzojnë fjalimin e fundvitit për të dhënë mesazhe politike.
Presidenti i Kinës, Xi Jinping në fjalimin për Vitin e Ri në Pekin, u shpreh se në 2026 do të bashkojë Kinën dhe Tajvanin.
Duke folur një ditë pas përfundimit të stërvitjeve intensive ushtarake kineze rreth Tajvanit, Xi tha: “Ribashkimi i atdheut tonë, një trend i kohërave, është i pandalshëm”.
Kina pretendon se Tajvani, një ishull që vetë qeveriset, është pjesë të territorit të saj dhe është zotuar prej kohësh ta aneksojë atë, duke përdorur forcën nëse është e nevojshme.
Bota
“Gjermania po plaket!”, Merz u drejtohet qytetarëve: 2026-a është një pikë kthese për kombin tonë
Viti 2026 mund të shënojë një pikë kthese për Gjermaninë dhe për gjithë Evropën. Kjo ishte perspektiva e paraqitur nga Kancelari Federal Gjerman, Friedrich Merz, në fjalimin e tij tradicional të fundvitit, ku theksoi rëndësinë e këtij viti për të ardhmen e vendit dhe të kontinentit.
“Mund të jetë një vit në të cilin Gjermania dhe Evropa do të rimarrin në dorë paqen, lirinë dhe prosperitetin me forcë të përtërirë”, u shpreh Merz gjatë fjalimit.
Kancelari kujtoi një sërë reformash të ndërmarra nga qeveria e tij, duke përfshirë ndryshimet në shërbimin ushtarak, luftën kundër emigracionit të paligjshëm, uljen e burokracisë si dhe heqjen e të ardhurave bazë, të cilat janë zëvendësuar me sistemin e sigurimit bazë.
Duke iu referuar sfidave demografike, Merz theksoi se shoqëria gjermane po plaket dhe se brezi i “baby boomers” po i afrohet moshës së pensionit. Sipas tij, viti i ardhshëm do të jetë thelbësor për krijimin e një ekuilibri të ri në sistemet e sigurimeve shoqërore, që të përmbushë në mënyrë të drejtë nevojat e të gjitha brezave.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që të mos udhëhiqen nga frika apo dekurajimi, por nga besimi dhe bindja se Gjermania ka aftësinë për të përballuar edhe sfidat më të mëdha.
Në fund, Merz kërkoi sërish durim nga qytetarët, duke pranuar se reformat nuk kanë dhënë ende rezultatet e dëshiruara. “Nuk është e mjaftueshme, por qeveria federale ka filluar punën e saj dhe jam i bindur se përfitimet do të vijnë, edhe pse do të kërkojnë kohë”, deklaroi ai.
Bota
Grabitje spektakolare në Gjermani, hajdutët vjedhin 30 milionë euro nga një bankë
Një grabitje e përmasave të mëdha ka tronditur Gjermaninë perëndimore, ku hajdutë të paidentifikuar kanë vjedhur rreth 30 milionë euro nga një degë e bankës Sparkasse në qytetin Gelsenkirchen.
Sipas policisë, autorët përdorën një shpues industrial për të hapur kasafortën nëntokësore, duke e realizuar operacionin në mënyrë tepër profesionale, të krahasueshme me skenarët e filmave të Hollivudit.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur gjatë ditëve të qeta të Krishtlindjeve. Hetimet paraprake tregojnë se grabitësit hynë dhe u larguan nga godina përmes një garazhi parkimi ngjitur me bankën. Ata thyen mbi 3000 kasaforta personale që përmbanin para, ar dhe bizhuteri. Grabitja u kuptua vetëm në orët e para të së hënës, kur u aktivizua një alarm zjarri.
Dëshmitarë okularë kanë raportuar se panë disa persona që transportonin çanta të mëdha gjatë natës, ndërsa kamerat e sigurisë kanë regjistruar një automjet luksoz, Audi RS6 të zi, duke u larguar nga garazhi. Deri tani nuk ka arrestime.
Banka Sparkasse ka njoftuar se 95% e kasafortave janë hapur me forcë dhe ka kërkuar nga klientët të kontaktojnë një linjë të posaçme. Çdo kasafortë është e siguruar deri në vlerën 10300 euro.
-
UK2 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania2 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania4 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK4 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports2 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
Albania2 days agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
-
UK20 hours agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
-
Albania21 hours agoIronia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …
