Pep Guardiola po vlerëson mundësinë e largimit nga posti i trajnerit të Manchester Cityt në fund të sezonit 2025/26, raporton The Times.
Trajneri katalanas 54-vjeç ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij edhe pse kontrata e Guardiolës është e vlefshme deri në fund të sezonit 2026/27, dhe historikisht trajneri ka respektuar gjithmonë marrëveshjet e tij.
Megjithatë, ky nuk është hera e parë që e ardhmja e tij vihet në dyshim. Guardiola ka rinovuar më parë kur pritej largimi i tij, dhe marrëdhënia me presidentin e klubit, Khaldoon Al Mubarak, mbetet shumë e mirë.
Përveç sfidave sportive, vendimi i trajnerit ndikohet edhe nga çështja ligjore që përfshin 115 akuzat për shkelje financiare ndaj Manchester Cityt, të cilat klubi i ka mohuar, duke deklaruar se ka prova të forta që mbrojnë klubin dhe trajnerin.




