Jeffrey Epstein duket se ka konfirmuar se Andrew Mountbatten-Windsor është fotografuar me Virginia Giuffre, sipas një emaili të publikuar së fundmi.
Mesazhi i dërguar nga Epstein – i cili dyshohet se e ka bërë foton – thotë: “Po, ajo Giuffre ishte në aeroplanin tim dhe po, ajo bëri një foto me Andrew.”
Rrëfimi i Epstein duket se bie ndesh me pohimin e ish-princit se ai nuk e ka takuar kurrë Giuffre dhe sugjerimin e tij të hershëm se imazhi i tij me krahun rreth saj mund të jetë falsifikuar.
Emaili i korrikut 2011 u botua të mërkurën së bashku me më shumë se 20,000 faqe të tjera rreth pedofilit.
Giuffre pretendoi se Andrew kishte kryer marrëdhënie seksuale me të tri herë kur ishte adoleshente.
Andrew, i cili i ka mohuar akuzat, arriti një zgjidhje jashtë gjykatës me zGiuffre në vitin 2022.
Marrëveshja nuk përmbante pranim përgjegjësie apo kërkim falje.
Emaili nga Epstein drejtuar publicistes së tij Peggy Siegal u dërgua menjëherë pasi Giuffre u identifikua publikisht në Mail on Sunday.
Gazeta botoi gjithashtu foton e saj me Andrew dhe Ghislaine Maxwell, e cila aktualisht po vuan një dënim me 20 vjet burg për trafikim seksual.




