Plagosja dhe më pas rrëmbimi i serbit nga veriu i Kosovës, Milan Vukashinoviq brenda territorit të Kosovës nga ana e xhandarmërisë serbe, vazhdon të jetë ende një mister.
Vukashinoviq vazhdon të jetë në gjendje të rëndë në spitalin e Nishit, ndërkaq sipas avokatit të tij Ivan Niniq, Prokuroria po vazhdon të heshtë.
Niniq ka akuzuar prokurorinë për mosveprim dhe fshehje të së vërtetës.
Në një postim në platformën X, Niniq ka shkruar se mafia ka marrë kontrollin mbi shtetin, ndërsa kujtoi se ndaj Vukashinoviqit janë qëlluar 23 plumba, duke e qëlluar në shpinë.
âMafia e ka prangosur shtetin, u shkrepĂ«n 23 plumba, njĂ« burrĂ« u qĂ«llua pas shpine. Zoti prokuror nĂ« Prokuplje po hesht tash e 13 ditĂ«, nuk ka ndĂ«rmend tĂ« tregojĂ« kush ka qĂ«lluar mbi Milan Vukashinoviqin dhe çfarĂ« ka ndĂ«rmarrĂ«!â, ka shkruar Niniq.
Ai paralajmëroi se, për shkak të mungesës së drejtësisë situata mund të përshkallëzohet.
âMos u çuditni nĂ«se edhe njĂ« nĂ«nĂ« tjetĂ«r hyn nĂ« grevĂ« urie, sepse nuk ka mĂ« asgjĂ« pĂ«r tĂ« humbur!â, shtoi ai.
Ndryshe, Ish-zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri ka thënë se nëna e të rrëmbyerit nga shteti i Serbisë në territorin e Kosovës, Dragana Vukashinoviq po kërkon vëmendje institucionale për fatin e birit të saj.
Avokati Ivan Niniq, ditë më parë në Prokurorinë e Lartë në Prokuple të Serbisë, ka dorëzuar kallëzim penal për vrasje të rëndë në tentativë ndaj Ushtrisë së Serbisë dhe Milan Radoiçiqit.
Niniq bĂ«ri thirrje pĂ«r bashkĂ«sinĂ« ndĂ«rkombĂ«tare qĂ« tĂ« reagojĂ« pasi, sipas tij, âkjo Ă«shtĂ« Banjska 2â.
Ndërkaq, institucionet e Kosovës kanë konfirmuar se sulmi është kryer nga disa persona të maskuar që kanë hyrë në territorin kosovar dhe më pas e kanë transportuar Vukashinoviqin në Nish.
Hetimet mbi ngjarjen janë ende në zhvillim.




