ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Mbreti Çarls në një Uells të stuhishëm për ditëlindjen e tij të 77-të (video birthday of King) 1 hour ago
Lord Mandelson kryen nevojat në rrugë pas vizitës në Osborne 2 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 2 hours ago
Britania e Madhe vendos të kufizojë qëndrimet e përkohshme të refugjatëve 2 hours ago
Nga luleshitës në prodhues dronësh: Si u bë arma kaq e përhapur 2 hours ago
Next
Prev
Home rajoni

Provokim me tragjedinë, një postim i ushtrisë greke ndez zemërim në Turqi 

albnews by albnews
15 November, 2025
in rajoni
0
Provokim me tragjedinë, një postim i ushtrisë greke ndez zemërim në Turqi 
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë përherë kanë qenë prezente dhe kanë prodhuar tone të ngritura si nga Ankaraja dhe Athina, deri në kërcënime për përplasje ushtarake.

Pas një periudhe të gjatë, ku dukej se paqja u rivendos me takimet dypalëshe të liderëve Rexhep Taip Erdogan dhe Qiriakos Micotaqis, ka mjaftuar një postim në ‘X’ për të ndezur shkëndijat.

RelatedPosts

Tjetër tragjedi për Turqinë, avioni zjarrfikës rrëzohet në Kroaci, vdes piloti 

Mali i Zi do dërgojë ushtarë në misionin e NATO-s për të ndihmuar Ukrainën 

Tragjedi në brigjet greke/ Mbytet varka me emigrantë, disa të vdekur

Forcat Ajrore të Greqisë në faqen zyrtare të tyre në rrjetet sociale, shpërndanë foto të aeroplanëve C 130 të Forcave të Armatosura Turke të ulur në një pistë, pak pas urdhrit për kontrollin e të gjithë flotës që Ankaraja posedon, pasi një prej këtyre avionëve u rrëzua në Gjeorgji, e ku humbën jetën 20 ushtarë.

“Fotoja e ditës” ishte mbishkrimi mbi postimin provokues të Forcës Ajrore Helene, me postimin që u kritikua ashpër në rrjet.

Postimi fillestar nga Forcat Ajrore Helene u bë më 5 nëntor dhe u përsërit më 11 nëntor përpara se të “hiqej” dhe më pas u postua mesazhi i ngushëllimit nga Shefi i Forcave Ajrore Helene drejtuar homologut të tij turk.

Sipas raportimeve, ministri grek i Mbrojtjes Nikos Dendias kontaktoi ambasadorin turk në Greqi për të qetësuar situatën.

Ndërkohë, zëdhënësi i partisë së Erdoganit, Omer Celik shkroi në një postim në X: “Ne dënojmë mesazhin e shëmtuar të Forcave Ajrore Greke për martirët tanë, i cili është larg çdo vlere humanitare dhe ushtarake, duke ndarë foton e një aeroplani transporti C130“.

“Ishte qasja e duhur të hiqej ky mesazh dhe të zëvendësohej me një mesazh ngushëllimi për martirët tanë.

Në kohë tërmetesh dhe fatkeqësish, ne nxitojmë të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe të ndajmë dhimbjen. Kjo është gjëja e duhur për t’u bërë. 

Ne presim që të merren masat e nevojshme kundër atyre që publikuan këtë mesazh të shëmtuar dhe të vendosen ndëshkimet e nevojshme“, shtoi ai.

Aeroplani C 130 i humbur, i ngritur nga Azerbajxhani për në Turqi, u zhduk nga radari vetëm 27 minuta pas ngritjes dhe u gjet më vonë në një zonë malore të komunës Signagi, në regjionin Kakheti të Gjeorgjisë.

Tragjikisht 20 ushtarët në bord humbën jetën.

Trupat e dëshmorëve u kthyen në Turqi mbrëmë me aeroplanin “Koca Yusuf”, duke rikthyer në vend nderimin për jetën e tyre të humbur në detyrë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Mbreti Çarls në një Uells të stuhishëm për ditëlindjen e tij të 77-të (video birthday of King)

Mbreti Çarls në një Uells të stuhishëm për ditëlindjen e tij të 77-të (video birthday of King)

15 November, 2025
Lord Mandelson kryen nevojat në rrugë pas vizitës në Osborne

Lord Mandelson kryen nevojat në rrugë pas vizitës në Osborne

15 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

15 November, 2025
Britania e Madhe vendos të kufizojë qëndrimet e përkohshme të refugjatëve

Britania e Madhe vendos të kufizojë qëndrimet e përkohshme të refugjatëve

15 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result