Italianët e kanë humbur shpresën te kombëtarja e tyre, mbi 70% e tifozëve mendojnë se “Azzurrët” nuk do të shkojnë në Botëror

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Italia mori një humbje të dhimbshme në ndeshjen e fundit të fushatës kualifikuese të Botërorit 2026, 1-4 nga Norvegjia.

Tani fati i “Azzurrëve” për në Botëror do të vendoset nga play off-i për të tretën herë radhazi, ku në dy herët e fundit Italia dështoi të kualifikohej për në Kupën e Botës.

Këto dy zhgënjime duket se kanë zhdukur edhe shpresën te tifozët italianë, të cilët nuk besojnë më te kombëtarja e tyre.

Sipas një sondazhi të bërë nga Sport Mediaset, deri më tani 74% e votuesve mendojnë se Italia nuk do të kualifikohet për të tretën herë radhazi në Botëror.

Italia do ta mësojë kundërshtarin e saj të enjten, më 20 nëntor, me kundërshtarët e mundshëm të “Azzurrëve” që janë Suedia, Irlanda e Veriut, Rumania dhe një mes Maqedonisë së Veriut dhe Uellsit.

Kujtojmë që në dy herët e fundit ishin pikërisht Suedia dhe Maqedonia e Veriut ato që ndaluan Italinë të merrte pjesë në fazën finale të Botërorit.

Share This Article