Nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 në Shqipëri, që shkaktoi 51 viktima, janë prekur 202.291 persona me një dëm që sipas qeverisë shqiptare shkon deri në 985 milionë euro.
Madje si pasojë e situatës së krijuar, 17 mijë qytetarë u zhvendosën nga vendbanimi i tyre.
Në raportin përfundimtar i cili do të paraqitet më 17 shkurt në Konferencën e Donatorëve në Bruksel, në sektorin e ndërtimit është shkaktuar një dëm prej 700 milion eurosh, në sektorin e prodhimit 150 milion euro dhe 72 milion euro në arsim.
11 Bashki shpallën gjendjen e fatkeqësisë natyrore, ku më të dëmtuarat ishin Tirana dhe Durrësi me një total prej 62% dhe me vlerë 613 milion euro.
Kjo fatkeqësi dëmtoi 95 mijë banesa dhe 321 institucione arsimore.
Për rimëkëmbjen në të gjithë sektorët qeveria shqiptare do të kërkojë mbështetje me 1 miliard e 73 milion euro.
Tërmeti i 26 nëntorit dëmtoi edhe ekonominë e vendit e cila ra me 0.5 % në 2019.
Qeveria gjithashtu është e detyruar të rishikojë pritshmërinë për 2020, duke ulur ritmin e rritjes ekonomike nga 3.5% në 3.2.
Ekspertët shprehen se rritja ekonomike do të rinisë me procesin e rindërtimit/Dita.