Kurti: Në Tiranë do të flasim edhe për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Albin Kurti, ka dhënë detaje për vizitën zyrtare që do të zhvillojë nesër në Shqipëri.

Në vizitën e tij të parë si kryeministër, por edhe jashtë Kosovës, Kurti ka parashikuar takime me Ramën, Ruçin, Metën, Veliajn dhe Bashën.

Ai tha se do të ketë diskutime jo vetëm për Kosovën, por edhe për Ballkanin Perëndimor.

 “Do të ketë takime me krerët e të gjitha institucioneve në Tiranë. Do të ketë diskutime, përfshirë edhe Ballkanin perëndimor. Ne do të shprehim qëndrimet tona dhe do të flasim pas takimit’’, tha ai.

Kurti këto komente i bëri pas homazheve që bëri te Pllaka Përkujtimore e Mon Balajt dhe Arben Xheladinit në Prishtinë.

Share This Article