Robert De Niro do të interpretojë një film për luftën e Kosovës

albnews
By
1 Min Read

Legjenda e Hollywood, Robert De Niro, ka konfirmuar se do të marrë pjesë në një film që do të xhirohet pjesërisht në Kosovë, me temë të bazuar në ngjarjet e luftës dhe Masakrën e Reçakut.

Lajmin e ka konfirmuar producenti kosovar Fitim Krasniqi, i cili prej vitesh punon me tregun ndërkombëtar të filmit.

Ai ka zbuluar se projekti bazohet në një histori personale, atë të babait të tij, e ndërlidhur me ngjarjet tragjike të masakrës së Reçakut dhe të luftës në Kosovë.

Në një intervistë për Blendi Fevziun, Krasniqi tha se De Niro do të interpretojë rolin e babait të tij, ndërsa filmi do të sjellë në qendër fatin dramatik të familjeve kosovare gjatë luftës.

“Është historia e babait tim dhe e masakrës së Reçakut, një rrëfim që përfshin gjithçka nga fillimi deri në fund i luftës në Kosovë,” deklaroi producenti.

Sipas tij, në projekt do të përfshihen 71 aktorë nga Hollywood-i, ndërsa kontratat tashmë janë nënshkruar. Xhirimet pritet të nisin vitin e ardhshëm.

Share This Article