Ballukun nuk e lanë të fliste në Parlament, humbën shansin për përgjigjet

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Analisti Lorenc Vangjeli, ka komentuar debatin e nxehtë në Kuvend, duke vlerësuar deklaratën e zëvendëskryeministres Belinda Balluku mbi standardet e ndryshme ndaj Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Sipas Vangjelit, Balluku artikuloi një “të vërtetë të madhe” që lidhet me diskursin publik mbi drejtësinë: “SPAK shahet kur heton Berishën dhe lavdërohet kur heton nga PS”.

Humbja e një shansi

Analisti kritikoi ndërprerjen e seancës, duke vënë në dukje se deputeti i opozitës, Agron Shehaj, pengoi Ballukun të fliste. Kjo sipas tij ishte një mundësi e humbur për publikun.

“Ballukun nuk e lanë të fliste. Më pas seanca u ndërpre duke u humbur një shans për shqiptarët që thashethemet hamendjet të merrnin përgjigje,” u shpreh Vangjeli.

Vangjeli u ndal edhe te strategjia politike e ish-Kryeministrit Sali Berisha. Ai e cilësoi Berishën si një “takticien i madh politik”, por e kritikoi për mungesë sinqeriteti lidhur me çështjet hetimore.

Sipas Vangjelit, Berisha nuk thotë të vërtetën kur flet për fotokopje apo prishje dokumentacioni, deklarata që lenë të kuptohet për prishje  provash.

Ai theksoi aftësinë taktike të Berishës për të krijuar aleanca momentale, duke thënë se Berisha “madje e bëri aleate të PD-së Ballukun, në përpjekjet kundër Veliajt”.

Në përfundim, Vangjeli bëri një vlerësim të përgjithshëm duke nënvizuar se: “Berisha është mjeshtër për të fituar beteja të vogla, por dhe mjeshtër për të humbur betejat e mëdha.”

Share This Article