ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Avioni i nisur nga Londra drejt Tiranës devijon rrugën, 5 pasagjerë pësuan gjendje të fikëti papritur 40 minutes ago
Safari i snajperave, intervista tronditëse e ish-ambasadorit: Vinin tufa pasanikësh nga të katër anët, gjuetarë, por edhe biznesmenë 1 hour ago
Presidentja Osmani shpërndau Kuvendin e Kosovës, publikohet dekreti 1 hour ago
Pezullohet nga detyra zv. Kryeministria/SPAK ngre akuzë të re ndaj Belinda Ballukut 1 hour ago
“Nuk do të kemi nevojë për vende pune apo para”, Musk trondit me vizionin për të ardhmen 3 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Përmbytje, rrëshqitje dherash e bllokime rrugësh, ja zonat më problematike nga reshjet në Shqipëri

albnews by albnews
20 November, 2025
in Albania
0
Përmbytje, rrëshqitje dherash e bllokime rrugësh, ja zonat më problematike nga reshjet në Shqipëri
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar prurje të larta, rrëshqitje dherash dhe përmbytje në disa qarqe të vendit. Ministria e Mbrojtjes njofton se situata paraqitet më problematike në Durrës, Lezhë, Gjirokastër, Vlorë, Berat, Dibër dhe Korçë, ku po kryhen ndërhyrje për pastrimin e rrugëve, riparimin e urave, forcimin e argjinaturave dhe largimin e ujërave nga banesat.

Në disa zona janë kryer evakuime dhe po vendosen prita mbrojtëse. Ndërsa nivelet e lumenjve Vjosa, Osum, Seman, Kalasë dhe të rezervuarëve vijojnë të monitorohen.

RelatedPosts

Avioni i nisur nga Londra drejt Tiranës devijon rrugën, 5 pasagjerë pësuan gjendje të fikëti papritur

Pezullohet nga detyra zv. Kryeministria/SPAK ngre akuzë të re ndaj Belinda Ballukut

Gjykata e Posaçme pezullon nga detyra zv.kryeministren Belinda Balluku, i merr dhe pasaportën

Sipas Ministrisë, strukturat e mbrojtjes civile, njësitë vendore dhe Forcat e Armatosura kanë punuar pa ndërprerje për pastrimin e akseve, mbrojtjen e banesave dhe evakuimin e qytetarëve në zonat e rrezikuara.

NJOFTIM PËR SITUATËN E KRIJUAR NGA RESHJET NË VEND

Strukturat e mbrojtjes civile, njësitë vendore dhe Forcat e Armatosura kanë punuar pa ndërprerje gjatë 24 orëve të fundit për menaxhimin e prurjeve të larta si pasojë e reshjeve të shiut, pastrimin e akseve rrugore, mbrojtjen e banesave dhe evakuimin e qytetarëve në zonat e rrezikuara.

SITUATA SIPAS QARQEVE:

Qarku Durrës

Në Sukth po vijon pastrimi i kanaleve të ujërave me dy eskavatorë, ndërsa në Ishëm po punohet për hapjen e rrugës së bllokuar nga rrëshqitjet. Në Bubq, Mazhë dhe Mallkuç po punohet për normalizimin e zonave të përmbytura dhe asistimin e banorëve. Në Thumanë ekipet po pastrojnë kanalet kryesore dhe po përforcojnë argjinaturat.

Qarku Lezhë

Në Shënkoll po punohet intensivisht për mbylljen e çarjes së argjinaturës së Vainit, ku FA kanë dislokuar mjete të rënda dhe varka për parandalimin e përmbytjeve të fushës së Bregut të Matës.

Në Shëngjin është punuar për largimin e ujin nga oborret e shtëpive, pallateve dhe hoteleve me  10 forca të FA, 3 automjete, 3 pompa si dhe 11 forca bashkiake

Ndërsa në Kurbin dhe Mirditë po punohet për pastrimin e rrugëve, riparimin e urave. Ekipet e emergjencave ndodhen në terren në ndihmë të banorëve, shtëpitë e të cilëve rrezikohen nga rrëshqitjet.

Qarku Kukës

Subjektet kontraktore po pastrojnë gurët dhe inertet në rrugët nacionale për të mbajtur akset të kalueshme, ndërsa në Ujmisht dhe Zapod po punohet për hapjen e rrugëve të bllokuara nga rrëshqitjet. Në Has po vlerësohen dëmet në urën e dëmtuar.

Qarku Shkodër

Në Shalë është hapur segmenti Theth–Ndërlysaj, ndërsa në pjesën Ndërlysaj–Breg-Lumi ekipet vijojnë punën për zhbllokimin e rrugës së mbuluar nga rrëshqitjet.

Qarku Gjirokastër

Në Libohovë po punohet për zhbllokimin e aksit Suhë–Poliçan pas shembjes së rrugës, ndërsa në Dropull ekipet po punojnë për disiplinimin e ujërave dhe rikthimin e energjisë. Në Memaliaj po ndërhyhet në aksin Allkomemaj–Tepelenë për riparimin e trupit të rrugës. Prania e ujit në disa akse të Gjirokastrës po monitorohet nga strukturat vendore.

Qarku Vlorë

Forcat e Armatosura dhe strukturat vendore po punojnë për evakuimin e familjeve të prekura nga dalja e lumit Kalasë dhe për zhbllokimin e rrugëve ndërmjet fshatrave. Në Finiq po ndërhyhet për largimin e ujërave dhe mbështetjen e familjeve të evakuuara, ndërsa në Selenicë po pastrohen rrëshqitjet në aksin Brataj–Kuç. Në Sarandë po largohet uji nga banesat e përmbytura dhe po asistohen familjet. Niveli i Vjosës vijon të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme.

Qarku Fier

Në Lushnjë po monitorohet situata nga dalja e lumit Seman në tokat bujqësore. Nuk ka rrezik për banesat. Ndërsa strukturat vendore po garantojnë funksionimin normal të akseve rrugore, energjisë dhe ujësjellësit.

Qarku Elbasan

Në akset Elbasan–Peqin dhe Elbasan–Librazhd po pastrohen inertet dhe po lirohen akset rrugore nga inertet. Ndërsa në Gramsh po ndërhyhet me mjete për të shmangur daljen e lumit Kerpicë nga shtrati.

Qarku Berat

Në Berat po vendosen prita mbrojtëse dhe po pastrohen rrugët për shkak të prurjeve të Osumit, i cili ka përmbytur qindra hektarë tokë. Në Poliçan dhe Dimal po ndërhyhet në zonat ku lumi ka dalë nga shtrati dhe po ndihmohen familjet e prekura. Aksi Berat–Poliçan po pastrohet nga gurët dhe inertet.

Qarku Korçë

Në Devoll dhe Miras po punohet për riparimin e urave të dëmtuara, ndërsa në Denas–Lekas po monitorohet aksi rrugor, në të cilin ka prezencë uji. Në Vithkuq e Bulgarec po ndërhyhet pranë banesave të rrezikuara nga prania e ujit. Në Maliq e Kolonjë ekipet po ndërhyjnë për të riparuar pasojat e rrëshqitjeve të dherave.

Po monitorohet rezervuari i Rotit, ku niveli i ujit është rritur.

Qarku Dibër

Në Dibër dhe Klos po punohet për pastrimin e përrenjve që kanë dalë nga shtrati dhe për mbrojtjen e banesave të rrezikuara. Në Mat janë angazhuar mbi 40 forca me mjete të specializuara për hapjen e rrugëve të dëmtuara, evakuimin e familjeve dhe menaxhimin e përmbytjeve në shkolla e banesa. Në disa akse rurale në Dërjan, Rukaj, Macukull e Lis po punohet për rikthimin e qarkullimit.

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile mbeten në monitorim të pandërprerë dhe në gatishmëri për ndërhyrje të menjëhershme në rast të përkeqësimit të situatës. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Avioni i nisur nga Londra drejt Tiranës devijon rrugën, 5 pasagjerë pësuan gjendje të fikëti papritur

Avioni i nisur nga Londra drejt Tiranës devijon rrugën, 5 pasagjerë pësuan gjendje të fikëti papritur

20 November, 2025
Safari i snajperave, intervista tronditëse e ish-ambasadorit: Vinin tufa pasanikësh nga të katër anët, gjuetarë, por edhe biznesmenë

Safari i snajperave, intervista tronditëse e ish-ambasadorit: Vinin tufa pasanikësh nga të katër anët, gjuetarë, por edhe biznesmenë

20 November, 2025
Presidentja Osmani shpërndau Kuvendin e Kosovës, publikohet dekreti

Presidentja Osmani shpërndau Kuvendin e Kosovës, publikohet dekreti

20 November, 2025
Pezullohet nga detyra zv. Kryeministria/SPAK ngre akuzë të re ndaj Belinda Ballukut

Pezullohet nga detyra zv. Kryeministria/SPAK ngre akuzë të re ndaj Belinda Ballukut

20 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result