Princesha e Uellsit, Kate Middleton dhe këngëtarja britanike, Jessie J, krijuan një moment prekës gjatë Royal Variety Performance të mbajtur më 19 nëntor në Royal Albert Hall, Londër.
Të dyja, të cilat kanë kaluar përvoja të vështira me kancerin, u përqafuan në prapaskenë, gjë që këngëtarja e “Price Tag” e shpjegoi më vonë si një gjest solidariteti “nënë më nënë”.
“Unë kam kaluar së fundmi nëpër kancer dhe thjesht doja t’i jepja një përqafim,” tha Jessie, 37 vjeçe, sipas “The Independent”, duke shtuar: “E pranuam se kjo është diçka shumë e vështirë, sidomos kur e jeton nën syrin e publikut.”
Kate, e cila i ndërpreu angazhimet mbretërore gjatë trajtimit të saj në vitin 2024, u shfaq elegante me një fustan kadife të gjelbër nga Talbot Runhof, ndërsa Princ William mbante një smoking me velvet të zi.
Jessie J, emri i vërtetë i së cilës është Jessica Cornish, zbuloi në qershor se ishte diagnostikuar me kancer të gjirit dhe se donte të ishte e hapur me fansat. Ajo iu nënshtrua një mastektomie dhe priste një operacion të dytë, i cili u shty.
