ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ardi Omeri: Filmi “Dorina” riktheu në memorien time trashëgiminë kulturore të Durrësit 4 minutes ago
Mbahet Bienalja e Arkitekturës Ballkanike në Beograd, studiot shqiptare mes më të vlerësuarave 7 minutes ago
Masat e GJKKO ndaj Ballukut, reagon Bardhi: Rënia e Belindës është çelje kapitulli, jo përrallat e Ramës! 33 minutes ago
“Moment historik për Shqipërinë”, Shehaj: Edi Ramën e shpëton vetëm arratisja 34 minutes ago
Balluku 3 orë takim me Ramën, në Kryeministri shkon edhe Ulsi Manja 36 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

“Teze më dërgo firmën ta falsifikoj”, zbardhen përgjimet e reja pjesë e dosjes së Ballukut

albnews by albnews
20 November, 2025
in Albania
0
“Teze më dërgo firmën ta falsifikoj”, zbardhen përgjimet e reja pjesë e dosjes së Ballukut
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion ka hedhur dritë mbi fakte të reja lidhur me krahun e djathtë të Belinda Ballukut, Evis Berberin, i cili sipas SPAK vepronte si pronar i shoqërisë “DAAM” Shpk.

Kompania e tij ka fituar një pjesë të tenderit të Lotit të 4 të Unazës së Madhe, gjë për të cilën SPAK ka vënën në akuzë edhe Belinda Ballukun, nga sot e pezulluar nga detyra si zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikes.

RelatedPosts

Mbahet Bienalja e Arkitekturës Ballkanike në Beograd, studiot shqiptare mes më të vlerësuarave

Masat e GJKKO ndaj Ballukut, reagon Bardhi: Rënia e Belindës është çelje kapitulli, jo përrallat e Ramës!

“Moment historik për Shqipërinë”, Shehaj: Edi Ramën e shpëton vetëm arratisja

Në një pjesë të dosjes së siguruar nga gazetarja Klodiana Lala theksohet se: “Shtetasi Evis Berberi bën shitje fiktive të shoqërie së tij, shtetases Brunilda Buli, por nga bisedat vërehet se shtetasi Evis Berberi vepron në cilësinë e pronarit të shoqërisë “DAAM” sh.p.k, pasi ai interesohet dhe informohet për aktivitetin e shoqërisë (për klientët, furnitorët, detyrimet, punonjësit e shoqërisë) si dhe merr vendime për pagesat, faturat, detyrimet si dhe punonjësit e shoqërisë”.

Në  dokumentin hetimor, theksohet se Berberi udhëzon shtetasin Ervis Lami kur dhe si të veprojë me pagesat e tatimeve, në mënyrë që të shmangë gjobat. Po ashtu angazhohet të realizojë transfertat, të cilat i siguron me anë të të motrës, Elektra Berberi e cila punon në bankë.

Kjo e fundit i thotë se shkresat për firmosje do ja çojë tek shtëpia e mamasë së tij. Ndërkohë që shitja fiktive e kompanisë DAAM shpk sipas përgjimeve të SPAK rezulton të jetë bërë shtetases Brunilda Buli, të cilës Evis Berberi i drejtohet si “Teze”.

PJESE NGA  DOSJA E SPAK

Kohë në të cilën shtetasi Evis Berberi bën shitje fiktive të shoqërie së tij, shtetases Brunilda Buli, por nga bisedat vërehet se shtetasi Evis Berberi vepron në cilësinë e pronarit të shoqërisë “DAAM” sh.p.k, pasi ai interesohet dhe informohet për aktivitetin e shoqërisë (për klientët, furnitorët, detyrimet, punonjësit e shoqërisë) si dhe merr vendime për pagesat, faturat, detyrimet si dhe punonjësit e shoqërisë, siç rezulton nga bisedat, si më poshtë:

Në datën 11.02.2019, në orën 09:33, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetasit Ervis Lami, urdhër pagesën në vlerën 293,913 lekë për tatimin e thjeshtuar mbi fitimin të shoqërisë “DAAM” sh.p.k.

Në orën 13:27, Evis Berberi: “Mos me harro Tatim fitimin sot se ha gjobe”.

Në orën 13:27, Ervis Lami: “Atje po iki”.

Në orën 13:28, shtetasi Evis Berberi: “Thanks”.

Në lidhje me bisedat e mësipërme, referuar të dhënave bankare të shoqërisë “DAAM” sh.p.k. në bankën Raiffeisen, rezulton se në datën 11.02.2019 (data e komunikimit), nga llogaria bankare e kësaj shoqërie, është kryer pagesa në vlerën 293,093 lekë, në drejtim të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, me përshkrimin “tat i thj mbi fitim janar-dhjetor 2018”.

Në datën 13.02.2019, në orën 11:40, shtetasi Ervis Lami i dërgon SMS shtetasit Evis Berberi: “Do besh nesër një kërkese për 21 mije € Ne mënyre qe ti thyjm për te bere pagesën?”.

Në orën 11:40, Evis Berberi: “Ok”.

 Në orën 11:40, Ervis Lami: “Edhe ti fusim ne banke ti kemi gjendje?”.

Në orën 11:40, shtetasi Evis Berberi: “Ok”.

Në orën 11:40, Ervis Lami: “Oki”.

Në orën 11:41, shtetasi Evis Berberi i dërgon sms motrës së tij, shtetases Elektra Berberi (punonjëse e bankës Raiffeisen gjatë kohës së komunikimeve): “Me bej kërkese për 21000 euro nesër”.

Në orën 11:57-11:58, Elektra Berberi: “Ok Do vish vet?? Se ke një formular pa firme. Apo ta çoj te mami dhe e firmos atje?”.

Në orën 11:58, Evis Berberi: “Çoje te mami”. Në orën 11:58, Elektra Berberi: “Ok”.

Më pas në orën 13:13, Elektra Berberi: “Ta bëra rezervimin, deri ne 30,000 euro tërheq kështu qe je ok. Pa komision eshte.”.

Në orën 13:13, Evis Berberi: “Ok thanks”.

Në orën 13:16, shtetasi Evis Berberi i dërgon SMS shtetasit Ervis Lami: “E bera kërkesën! Neser I ke gati”.

Në orën 13:16, Ervis Lami: “Oki shoku”.

Në datën 25.02.2019, në orën 08:26, shtetasi Ervis Lami i dërgon SMS shtetasit Evis Berberi: “Thuaj pak motres per 30 mijë”.

Në orën 08:44, shtetasi Evis Berberi: “Ok Transferte?”.

Në orën 08:44-08:45, Ervis Lami: “Pagese fature pjesore. Do ja nis une me foto faturen”

Në orën 08:45, Evis Berberi: “Ok?

Shtetasi Evis Berberi: “Fola”. Coja”.

Në lidhje me bisedat e mësipërme, referuar të dhënave bankare të shoqërisë “DAAM” sh.p.k në bankën Raiffeisen, rezulton se në datën 25.02.2019 (data e komunikimit), nga llogaria bankare e kësaj shoqërie është kryer pagesa në vlerën 30,000 Euro në drejtim të shoqërisë “PM&A Company” sh.p.k, me përshkrimin “lik pjesor ft 282 d 15/2/19”,

Në datën 07.03.2019, në orën 09:20, shtetasi Ervis Lami i dërgon SMS shtetasit Evis Berberi:

“Mirmengjes. Me duhet nje firme e Brunildes. Me foto. Dhe passwordi emailit Daam”.

Në orën 09:29, shtetasi Evis Berberi i dërgon SMS shtetases Brunilda Buli: “Teze me bej një foto firmës tende dhe ma nis!

Ne Whatsapp 09:31, shtetasja Brunilda Buli dërgon një fotografi, në të cilën vërehen katër shënime në dukje! Ta falsifikoj pak “.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ardi Omeri: Filmi “Dorina” riktheu në memorien time trashëgiminë kulturore të Durrësit

Ardi Omeri: Filmi “Dorina” riktheu në memorien time trashëgiminë kulturore të Durrësit

20 November, 2025
Mbahet Bienalja e Arkitekturës Ballkanike në Beograd, studiot shqiptare mes më të vlerësuarave

Mbahet Bienalja e Arkitekturës Ballkanike në Beograd, studiot shqiptare mes më të vlerësuarave

20 November, 2025
Masat e GJKKO ndaj Ballukut, reagon Bardhi: Rënia e Belindës është çelje kapitulli, jo përrallat e Ramës!

Masat e GJKKO ndaj Ballukut, reagon Bardhi: Rënia e Belindës është çelje kapitulli, jo përrallat e Ramës!

20 November, 2025
“Moment historik për Shqipërinë”, Shehaj: Edi Ramën e shpëton vetëm arratisja

“Moment historik për Shqipërinë”, Shehaj: Edi Ramën e shpëton vetëm arratisja

20 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result