ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Toka kineze, radari amerikan dhe lidhjet me Tajvanin: Gjeopolitika që trondit një komb të vogël të Paqësorit 3 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 3 hours ago
Rreziku i lartë i Japonisë për ta shndërruar ishullin e luleve në një qendër globale të çipave 3 hours ago
Marina ndalon dy anije ruse në Kanalin Anglez 3 hours ago
Machu Picchu përfshihet nga një debat për autobusët turistikë 3 hours ago
Next
Prev
Home Bota

SHBA dhe Ukraina bien dakord për një kornizë të re paqeje, Evropa paraqet plan alternativ

albnews by albnews
24 November, 2025
in Bota
0
SHBA dhe Ukraina bien dakord për një kornizë të re paqeje, Evropa paraqet plan alternativ
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

SHBA-ja dhe Ukraina njoftuan se kanë arritur dakordësi një “kornizë paqeje të përditësuar dhe të rafinuar” për t’i dhënë fund luftës me Rusinë. Lajmi vjen pak orë pasi disa vende evropiane publikuan një propozim alternativ, i cili hoqi disa prej pikave pro-ruse që përmbante plani origjinal amerikan i publikuar javën e kaluar.

Sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio, doli optimist nga një takim në Zvicër me delegacionin ukrainas të udhëhequr nga Andriy Yermak, shefi i stafit të presidentit Volodymyr Zelensky.

RelatedPosts

“Ditari i një të burgosuri”, Sarkozy rrëfen “tmerrin” e 20 ditëve prapa hekurave

Plani i paqes: Marco Rubio parashikon dakordësim së shpejti

Toka kineze, radari amerikan dhe lidhjet me Tajvanin: Gjeopolitika që trondit një komb të vogël të Paqësorit

Në një deklaratë të përbashkët, Uashingtoni dhe Kievi theksuan se çdo marrëveshje përfundimtare do të “mbështesë plotësisht sovranitetin e Ukrainës”.

Dokumenti origjinal prej 28 pikësh i SHBA-së përfshinte disa propozime shumë të debatueshme, mes tyre dorëzimin e territoreve të caktuara Rusisë, kufizimin e madhësisë së ushtrisë ukrainase, si dhe mosndjekjen penale të Moskës për krime të dyshuara lufte. Këto pika shkaktuan reagime të ashpra në Kiev dhe në kryeqytetet evropiane.

Ndërsa nisën bisedimet në Gjenevë, presidenti amerikan Donald Trump kritikoi Ukrainën, duke thënë se kishte treguar “zero mirënjohje” për përpjekjet amerikane. Zelensky reagoi me ton pajtues, duke falënderuar SHBA-në për ndihmën ushtarake, veçanërisht për raketat Javelin. Retorika e ashpër e Trump erdhi pas një fundjave të paqartë, në të cilën Rubio fillimisht pranoi se plani ishte konceptuar në Moskë, por më pas këmbënguli se ishte një dokument i hartuar nga SHBA-të.

Aleatët evropianë të Ukrainës publikuan planin e tyre, i cili parashikon: negocim të çështjeve territoriale vetëm pas një armëpushimi, vijën aktuale të frontit si pikënisje për bisedime, monitorim të armëpushimit “nën mbikëqyrjen e SHBA-së”, asnjë kërkesë që Ukraina të tërhiqet nga qytetet që kontrollon, asnjë ndalim të mundshëm për anëtarësimin e Ukrainës në NATO, dorëzimin e kontrollit të centralit bërthamor të Zaporizhzhias tek IAEA, me administrim të përbashkët Moska–Kiev, një ushtri ukrainase më të madhe se ajo e parashikuar nga drafti amerikan (deri në +200,000 trupa), përdorimin e aseteve të ngrira ruse për rindërtimin e Ukrainës, lehtësim gradual të sanksioneve ndaj Rusisë nëse ajo respekton një “paqje të qëndrueshme”, si dhe rikthimin e mundshëm të Rusisë në G8.

Liderët e G20 sinjalizuan se plani i Shtëpisë së Bardhë kishte nevojë për “punë shtesë”.

Sipas raporteve, dokumenti dyshohet se është hartuar fillimisht nga Kirill Dmitriev, i dërguari i Putinit, në bashkëpunim me emisarin special të Trumpit, Steve Witkoff. Disa senatorë amerikanë thanë se Rubio u kishte pohuar se teksti ishte russ, një dokument i rrjedhur nga Moska, i cili më pas iu kalua Ukrainës nga SHBA-të.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Toka kineze, radari amerikan dhe lidhjet me Tajvanin: Gjeopolitika që trondit një komb të vogël të Paqësorit

Toka kineze, radari amerikan dhe lidhjet me Tajvanin: Gjeopolitika që trondit një komb të vogël të Paqësorit

24 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

24 November, 2025
Rreziku i lartë i Japonisë për ta shndërruar ishullin e luleve në një qendër globale të çipave

Rreziku i lartë i Japonisë për ta shndërruar ishullin e luleve në një qendër globale të çipave

24 November, 2025
Marina ndalon dy anije ruse në Kanalin Anglez

Marina ndalon dy anije ruse në Kanalin Anglez

24 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result