ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Catherine dhe Charlotte performojnë në duet në piano për koncertin e këngëve të Krishtlindjeve (video) 47 minutes ago
Babagjyshë që bëjnë ski në ujë dhe copa gjigante mishi: Krishtlindjet nëpër botë 53 minutes ago
Aktivistët e mediave sociale në Mbretërinë e Bashkuar janë ndër pesë personat që u janë mohuar vizat në SHBA, të cilëve u janë refuzuar vizat. 57 minutes ago
Turizmin këtë vit e mbajti Kosova dhe italianët, bien polakët dhe spanjollët 1 hour ago
50% e të punësuarve nuk marrin më shumë se 52 mijë lekë neto në muaj 1 hour ago
Next
Prev
Home Kosova

Ministrja Dumoshi kërkon të caktohet vendi për vendosjen e shtatores së Anton Çettës

albnews by albnews
10 February, 2020
in Kosova
0
Ministrja Dumoshi kërkon të caktohet vendi për vendosjen e shtatores së Anton Çettës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, si asambleiste e Kuvendit Komunal të Prishtinës, ka kërkuar sot që në mbledhjen e radhës të hyjë në rend të ditës vendimi për vendosjen e shtatores së Anton Çettës.

Përmes një statusi në Facebook, Dumoshi ka thënë se Kosova dhe Prishtina i kanë borxh Antonit, andaj duhet miratuar ky vendim për t’i gjetur vend Antonit në Prishtinë.

Ky është postimi i plotë i Vlora Dumoshit:

RelatedPosts

Sulmi ndaj ujësjellësit, Kurti: Qëllimi ishte destabilizimi i Kosovës

Analiza: Viti i humbur legjislativ në Kosovë

Takohen komandantët e ushtrisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës: Bashkëpunimi ynë, prioritet strategjik kombëtar

Si asambleiste e Kuvendit Komunal të Komunës së Prishtinës, kërkova që në mbledhjen e radhës të hyjë në rend të ditës vendimi për vendosjen e shtatores së Anton Çettës.

Sivjet është 100 vjetori i lindjes së Antonit dhe po ashtu 30 vjetori i Lëvizjes së madhe të pajtimit të gjaqeve.

Kjo lëvizje e madhe, që bashkoi djem e vajza, të ri e të vjetër u bë shtytja themelore për programin e mëvonshëm për liri, pavarësi dhe demokraci.

Për më tepër, kjo lëvizje bashkoi popullin shqiptar të Kosovës, që sot të jemi të lirë dhe të pavarur.

Kosova dhe Prishtina i kanë borxh Antonit, prandaj sot kërkohet prej nesh që të miratojmë një vendim për t’ i gjetur vend Antonit në Prishtinë.

Sepse kështu e ndreqim një gabim të madh.

Sepse kështu e bëjmë Prishtinën më të bukur.

Sepse kështu Prishtinës ia japim një monument, para së cilit secili shqiptarë do të ndihet krenar dhe i lartësuar.

Figura e tij e humanizon Prishtinën dhe mund të bëhet një pikë orientimi për qytetin.

Figura e tij e fisnikëron Prishtinën dhe i jep dimension etik kryeqytetit të Kosovës, për të cilën ai punoi me dashuri dhe përkushtim.

Të dashur asambleistë, një monument për Antonin, duhet të na bashkojë të gjithëve në këtë jubile të dyfishtë për të dhe për trashëgiminë e tij të pasur e bashkuese.

Kosova sot ka nevojë për frymën e tij.

Prishtina sot ka nevojë për figurën e tij.

Prandaj ju ftoj që të bashkohemi sipas filozofisë së Antonit dhe për të mirën e brezave që do të vijë.

Me urti e mirëkuptim, për të mirën e përbashkët.

Nëse sot i japim udhë kësaj pune, kryeqytetit tonë do t’ i japim një monument madhështor të urtësisë, dashurisë dhe përbashkimit.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Catherine dhe Charlotte performojnë në duet në piano për koncertin e këngëve të Krishtlindjeve (video)

Catherine dhe Charlotte performojnë në duet në piano për koncertin e këngëve të Krishtlindjeve (video)

25 December, 2025
Babagjyshë që bëjnë ski në ujë dhe copa gjigante mishi: Krishtlindjet nëpër botë

Babagjyshë që bëjnë ski në ujë dhe copa gjigante mishi: Krishtlindjet nëpër botë

25 December, 2025
Aktivistët e mediave sociale në Mbretërinë e Bashkuar janë ndër pesë personat që u janë mohuar vizat në SHBA, të cilëve u janë refuzuar vizat.

Aktivistët e mediave sociale në Mbretërinë e Bashkuar janë ndër pesë personat që u janë mohuar vizat në SHBA, të cilëve u janë refuzuar vizat.

25 December, 2025
Turizmin këtë vit e mbajti Kosova dhe italianët, bien polakët dhe spanjollët

Turizmin këtë vit e mbajti Kosova dhe italianët, bien polakët dhe spanjollët

25 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result