OBSH: Kemi mundësi për të mundur koronavirusin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Kemi një dritare mundësish për të mundur koronavirusin, duke qenë se rastet jashtë Kinës nuk janë më shumë se 390. Ne duhet ta shfrytëzojmë tani këtë rast”, tha sot në një konferencë për shtyp kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke theksuar domosdoshmërinë e një bashkëpunimi në nivel ndërkombëtar kundër epidemisë.

“Koronavirusi është një armik i përbashkët, i tërë njerëzimit, ndaj duhet të punojmë së bashku, si një raca e vetme njerëzore, para se të dalë jashtë kontrollit”, vazhdoi ai më tej.

Ghebreyesus paralajmëroi, gjithashtu, se politizimi i situatës nuk do të ndihmojë./ATSH/ 

Share This Article