Deputeti i Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit, Igli Cara, ka reaguar me shqetësim për situatën ekonomike që po përballin pensionistët shqiptarë, të cilët varen në masë të madhe nga ndihma e fëmijëve në emigracion.
Në një postim në Facebook, Cara thekson se mbështetja e bashkatdhetarëve që jetojnë jashtë vendit po bëhet gjithnjë e më e vështirë, si pasojë e rënies drastike të euros dhe rritjes së pandalur të çmimeve në vend.
“Mbështetja e bashkatdhetarëve në emigrim bëhet gjithnjë e më vështirë për prindërit e tyre pensionistë. Rënia drastike e euros është fakt i pakundërshtueshëm, ndërsa hendeku thellohet në vijimësi edhe prej rritjes së pakontrolluar të çmimeve”, shkruan ai.




