Reagon ashpër Moska lidhur me paralajmërimin e admiralit të NATO-s për një sulm parandalues ndaj Rusisë 

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rusia ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të shefit më të lartë ushtarak të NATO-s, admiralit Giuseppe Cavo Dragone, i cili në një intervistë për Financial Times u shpreh se aleanca mund të marrë në konsideratë një “sulm parandalues” si pjesë e përgjigjes ndaj luftës hibride të Moskës. Sipas tij, një veprim i tillë mund të konsiderohet si “mbrojtës”.

Këtë të hënë, Ministria e Jashtme e Rusisë, përmes zëdhënëses Maria Zakharova, i cilësoi këto deklarata si “jashtëzakonisht të papërgjegjshme” dhe një shenjë se NATO po shtyn drejt përshkallëzimit të mëtejshëm.

Zakharova u shpreh se deklarata të tilla “përbëjnë një përpjekje të qëllimshme për të minuar përpjekjet për zgjidhjen e krizës ukrainase”.

Zakharova po ashtu paralajmëroi se personat që bëjnë deklarime të tilla duhet të jenë të vetëdijshëm për rreziqet dhe pasojat e mundshme, përfshirë ato që mund t’u vijnë vetë vendeve anëtare të aleancës.

Share This Article