Kalimi ose jo i dosjes për gjykim, shtyhet seanca në GJKKO për kryebashkiakun Veliaj

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka pranuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për të marrë kohë që të njohë aktet e dosjes. Në bazë të vendimit të gjykatës, seanca ndaj Veliajt do të zhvillohet të premten në orën 09:00.

Në një seancë të mëparshme, avokatët e kryebashkiakut kishin kërkuar që ai të ketë mundësi të shqyrtojë të gjitha materialet e SPAK-ut gjatë qëndrimit në paraburgim.

Gjithashtu, gjatë javës së kaluar, avokatët e Veliajt depozituan një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për shfuqizimin e masës “arrest me burg”, duke argumentuar se kjo është e papajtueshme me Kushtetutën.

Share This Article