ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Dosja e AKSHI-t zbulon “pa dashur” edhe vjedhësit e sistemit TIMS 11 hours ago
Përparim Cena, 4 kulla deri në 30 kate, në qendrën historike të Durrësit 11 hours ago
SPAK paraqet provat ndaj Fatmir Mediut 11 hours ago
Tenderi 400 milionë euro i portit të ri të Durrësit, nën hetim nga SPAK 11 hours ago
Dy tendera për të njëjtën rrugë në Ksamil 11 hours ago
Next
Prev
Home Albania

BE-ja pret nga Kosova heqjen e tarifave ndaj Serbisë e Bosnjës

albnews by albnews
11 February, 2020
in Albania, Kosova
0
Soreca: 140 vende në Konferencën e Donatorëve për Shqipërinë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca ka shpjeguar metodologjinë e re të Komisionit Evropian për negociatat e pranimit.

Ai tha se kushtet për t’u anëtarësuar në BE janë të njëjta për të gjitha vendet dhe shpejtësia varet nga koha që ata marrin për të përmbushur kriteret.

Por, sipas tij, duke propozuar rregullime në metodologji, KE-ja synon të mbështesë më mirë procesin e tyre të reformës: përmes grumbullimit të kapitujve, kritereve më të qarta dhe drejtimit më të fortë politik, objektivi ynë është t’i ndihmojmë vendet që të ecin më shpejt me reformat.

RelatedPosts

Sulmi ndaj ujësjellësit, Kurti: Qëllimi ishte destabilizimi i Kosovës

Dosja e AKSHI-t zbulon “pa dashur” edhe vjedhësit e sistemit TIMS

Përparim Cena, 4 kulla deri në 30 kate, në qendrën historike të Durrësit

Ambasadori Luigi Soreca është pyetur se çfarë do të thotë për Kosovën dhe Bosnjë-Hercegovinën, metodologjia e re të Komisionit Evropian për negociatat e pranimit, ku këto dy vende kanë firmosur marrëveshjen e Stabilizim Asoocimit.

Sipas Ambasadorit, BE-ja ka konfirmuar në mënyrë të përsëritur mbështetjen e vet të qartë për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor ku procesi i Stabilizimit dhe Asociimit mbetet kuadri i përbashkët i marrëdhënieve me të dy vendet.

“Për Kosovën, është e rëndësishme që qeveria e re të rifillojë punën për reformat, përfshirë zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Asociimit dhe duke u mbështetur në Agjendën Evropiane të Reformave të japë rezultate të prekshme për qytetarët. Komisioni pret me padurim të punojë me qeverinë e re në Kosovë dhe të ndihmojë me Agjendën e saj Evropiane të Reformave, duke u përqendruar te forcimi i shtetit të së drejtës, administrata publike dhe ekonomia. Është gjithashtu e rëndësishme që Kosova të heqë tarifat dhe të rinovojë angazhimin e saj në nismat dhe bashkëpunimin rajonal”, deklaroi të hënën në Tiranë ambasadori i BE-së, Luigi Soreca.

Sipas tij, në konkluzionet e tij të dhjetorit 2019, Këshilli përshëndeti Opinionin e Komisionit për aplikimin e Bosnjës dhe Hercegovinës për anëtarësim në BE.

“Këshilli nxiti organet ekzekutive dhe legjislative në të gjitha nivelet e qeverisë që të fillonin të adresonin përparësitë kryesore të identifikuara në opinion, në përputhje me aspiratat e ligjshme të qytetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës për të përparuar drejt Bashkimit Evropian. BE-ja ka mirëpritur emërimin e qeverisë së re në Bosnje dhe Hercegovinë dhe është e gatshme të punojë me autoritetet për zbatimin e 14 përparësive të identifikuara, duke hapur rrugën drejt statusit të kandidatit”, tha Soreca.

Me metodologjinë e rishikuar, Komisioni Evropian synon ta bëjë procesin e zgjerimit më të besueshëm, të parashikueshëm, dinamik dhe subjekt të një drejtimi më të fuqishëm politik. Kjo do ta përtërijë procesin e pranimit dhe do ta bëjë atë më efektiv, duke rritur besueshmërinë dhe besimin nga të dy palët.

Metodologjia e rishikuar e zgjerimit bazohet në katër parime kryesore:

Besueshmëria: Vendet kandidate duhet të zbatojnë reformat që premtuan, ndërsa BE-ja duhet të zbatojë kur ata ta bëjnë këtë.

Drejtim më i fuqishëm politik: Angazhim me kandidatët në nivelin e lartë përmes samiteve të rregullta dhe takimeve ministrore. Shtetet Anëtare do të përfshihen më fuqishëm dhe do të kenë mundësi më të mira për të monitoruar dhe rishikuar procesin.

Një proces më dinamik: Grupimi i kapitujve do të mundësojë diskutime më të hollësishme politike mbi fushat tematike dhe identifikimin e mundësive për përafrim të hershëm dhe integrim në politikat e BE-së.

Grupimi mbi bazat (sundimi i ligjit, kriteret ekonomike dhe reforma e administratës publike) do të marrë një rol qendror dhe do të duhet të arrihet përparim i mjaftueshëm para se të hapen grupimet e tjera.

“Në rastin e Ballkanit Perëndimor, kushtet shtesë për anëtarësim u përcaktuan në ‘Procesin e Stabilizimit dhe Asociimit’, kryesisht në lidhje me bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Nuk ka shkurtore drejt anëtarësimit. Është e vërtetë që procesi i pranimit sot është më kërkues se në të kaluarën. Por kjo sepse procesi është bërë më rigoroz për t’i ndihmuar vendet të merren me sfidat më të vështira me të cilat përballen në përpjekjet e tyre për reforma”, tha Soreca.

Por metodologjia e re do të zbatohet vetëm për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, dhe jo edhe për Serbinë dhe Malin e Zi. Megjithatë, procesi i pranimit është njësoj i vështirë për çdo kandidat, por në mënyra të ndryshme, pasi sfidat ndryshojnë.

“Metodologjia e re do të zyrtarizohet në kornizat e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Shumë prej propozimeve mund të jenë tërheqës edhe për Serbinë dhe Malin e Zi, pasi ato mund të kontribuojnë për ta bërë procesin më dinamik, të parashikueshëm dhe të besueshëm edhe për to. Serbia dhe Mali i Zi do të mund të zgjedhin nëse dëshirojnë. Megjithatë, kornizat e negociatave tashmë të vendosura për Malin e Zi dhe Serbinë nuk do të duhet të ndryshohen. Fakti që një metodologji e rishikuar do të jetë baza për kornizat e reja negociuese do të thotë se do të ketë një proces me dy shpejtësi për anëtarësim: më i lehtë për ata që tashmë janë duke negociuar dhe më i vështirë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut? Procesi i pranimit është njësoj i vështirë për çdo kandidat, por në mënyra të ndryshme, pasi sfidat ndryshojnë. “Kornizat e negociatave nuk janë asnjëherë identike. Ato marrin parasysh kontekstin e secilit kandidat dhe sqarojnë mënyrën e kryerjes së negociatave. Shpejtësia e përparimit drejt anëtarësimit në BE nuk varet nga kornizat e negociatave, por nga vullneti politik i vendit për të zbatuar reformat e nevojshme në mënyrë që vendi të përmbush kriteret e pranimit në BE”, tha Luigi Soreca.

Sipas ambasadorit të BE-së në Tiranë, Komisioni Evropian shpreson që Shtetet Anëtare do ta miratojnë propozimin, paralelisht me hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, përpara Samitit Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor në Zagreb, më 6-7 maj, për të cilin Komisioni do të paraqesë gjithashtu një plan zhvillimi ekonomik dhe investimesh për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Nëse Këshilli merr një vendim pozitiv në këtë kuptim, ai do ta ngarkojë Komisionin të paraqesë projekt kornizat e negociatave me të dy vendet. Ato do t’i sqarojnë më tej propozimet e përcaktuara në metodologjinë e rishikuar”, sqaroi ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Dosja e AKSHI-t zbulon “pa dashur” edhe vjedhësit e sistemit TIMS

Dosja e AKSHI-t zbulon “pa dashur” edhe vjedhësit e sistemit TIMS

24 December, 2025
Përparim Cena, 4 kulla deri në 30 kate, në qendrën historike të Durrësit

Përparim Cena, 4 kulla deri në 30 kate, në qendrën historike të Durrësit

24 December, 2025
SPAK paraqet provat ndaj Fatmir Mediut

SPAK paraqet provat ndaj Fatmir Mediut

24 December, 2025
Tenderi 400 milionë euro i portit të ri të Durrësit, nën hetim nga SPAK

Tenderi 400 milionë euro i portit të ri të Durrësit, nën hetim nga SPAK

24 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result