ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Makina e bërë e famshme nga Bond u la të ndryshket gjatë – tani vlen 1 milion paund 5 minutes ago
Rritje e madhe e rasteve të gripit, ndërsa përhapet lloji i ri i gripit 10 minutes ago
Dymbëdhjetë të burgosur të tjerë u liruan gabimisht, me dy ende të zhdukur, thotë Lammy 16 minutes ago
Shtëpia e Bardhë: Admirali amerikan autorizoi ligjërisht sulmin e dytë ndaj anijes venezueliane 19 minutes ago
Maduro: Gati të mbrojmë vendin – Shtetet e Bashkuara rrisin presionin ushtarak në Karaibe 21 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Gjysma e emigrantëve të kthyer në Shqipëri duan të ikin sërish

albnews by albnews
2 December, 2025
in Albania
0
Gjysma e emigrantëve të kthyer në Shqipëri duan të ikin sërish
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Emigracioni dhe plakja e popullsisë janë nga plagët më të mëdha që po kalon shoqëria jonë dhe që kërkojnë një angazhim serioz për ta zbutur këtë fenomen.

RelatedPosts

I dënuar me 7.4 vite burg për trafik droge, arrestohet në aeroportin e Athinës 48-vjeçari shqiptar!

I riu gjendet i vdekur, autoritetet dyshojnë për vetëvrasje

Avokati i Popullit, Balla: S’do të propozojmë asnjë kandidat, votojmë të parin nga PD

Por anketat tregojnë se edhe ata që provojnë të kthehen nuk e gjejnë veten dhe duan të ikin sërish, pasi vështirësitë janë edhe më të mëdha se para largimit të parë.

Anketa e Bankës Qendrore të Austrisë në fund të vitit 2024 vuri në dukje se gjysma e atyre që ishin rikthyer në Shqipëri donin të largoheshin sërish. 30 për qind e tyre që morën pjesë në anketë kishin jetuar jashtë vendit më parë, por gjysma e tyre rreth 50% duan të largohen sërish, pasi po përjetojnë zhgënjim.

Shqipëria prej vitesh përballet me nivele të larta të emigrimit, por të rikthyerit lajmërojnë përkeqësim të fenomenit. Shumë prej tyre, pasi provojnë mundësinë për të rindërtuar jetën në vend, ndeshen me të njëjtat barriera që i detyruan të largohen radhën e parë.

Pagat e ulëta në njërën anë dhe në tjetrën rritja e kostove të jetesës, pasiguria institucionale dhe klima e dobët ekonomike për aftësitë që ata kanë fituar jashtë po ndikon në vendimet për riemigrim. Për shumë prej tyre, pritshmëritë e krijuara gjatë emigrimit nuk përputhen me realitetin e tregut vendas.

Sipas të dhënave të INSTAT dhe vlerësimeve të organizatave ndërkombëtare, mbi 40 për qind e popullsisë së vendit është në emigracion, një nga nivelet më të larta globalisht.

Madje studimet vlerësojnë se një pjesë e emigrantëve të rikthyer kontribuojnë në bilancin e largimeve dyfish, pasi jo vetëm ikin vetë, por motivojnë anëtarë të familjes të largohen bashkë me ta.

Ri-largimet e larta faktojnë se politikat e ri-integrimit kanë dështuar. Ndërkohë që remitancat vazhdojnë të injektojnë para në ekonomi, ato nuk po strukturohen në mënyrë që të sjellin zhvillim afatgjatë apo investime të qëndrueshme.

Në mungesë të një klime biznesi të besueshme dhe mbështetjes reale për punësim cilësor, ata që kthehen shihen si “turistë të përkohshëm” në vendin e tyre, të gatshëm të ikin sapo kuptojnë se realiteti nuk premton stabilitet.

Në Ballkan, Bullgaria është një shembull pozitiv. Në vitet 2010 emigronin gati të gjithë studentët e një gjenerate të mjekësisë, ndërsa sot vendi po grumbullon studentë nga vendet e tjera që studiojnë mjekësi në programet e gjuhës angleze, të cilët më pas zgjedhin të qëndrojnë në Bullgari.

Por në Shqipëri arsimi është lënë në hije dhe pa lidhje me tregun e punës dhe në vend që të bëhet shkak për zhvillimin është bërë shkak për largimin nga vendi./Monitor

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Makina e bërë e famshme nga Bond u la të ndryshket gjatë – tani vlen 1 milion paund

Makina e bërë e famshme nga Bond u la të ndryshket gjatë – tani vlen 1 milion paund

2 December, 2025
Rritje e madhe e rasteve të gripit, ndërsa përhapet lloji i ri i gripit

Rritje e madhe e rasteve të gripit, ndërsa përhapet lloji i ri i gripit

2 December, 2025
Dymbëdhjetë të burgosur të tjerë u liruan gabimisht, me dy ende të zhdukur, thotë Lammy

Dymbëdhjetë të burgosur të tjerë u liruan gabimisht, me dy ende të zhdukur, thotë Lammy

2 December, 2025
Shtëpia e Bardhë: Admirali amerikan autorizoi ligjërisht sulmin e dytë ndaj anijes venezueliane

Shtëpia e Bardhë: Admirali amerikan autorizoi ligjërisht sulmin e dytë ndaj anijes venezueliane

2 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result