Një shqiptar mes më të mirëve të vitit në Serie A italiane

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ashtu siç ishte e lehtë të parashikohej, Napoli triumfoi në “Gran Galà del Calcio”, ku vlerësohen më të mirët e vitit në futbollin italian. Kampionët në fuqi të Serie A u shpallën klubi më i mirë për sezonin e kaluar, Antonio Conte u vlerësua si trajneri më i mirë, ndërsa Scott McTominay fitoi çmimin si “Lojtari i Vitit”.

Në “Formacionin e Vitit” është edhë një futbollist shqiptar. Bëhet fjalë për Amir Rrahmanin, i cili u rreshtua përkrah emrave si Dumfries, Dimarco dhe Bastoni të Interit. Në mesfushë ishin Barella, ish-lojtari i Milanit, Reijnders dhe natyrisht McTominay.

Sulmi përbëhej nga Kean, Retegui dhe Lautaro Martinez. Pasi dominoi ekipin e vitit të kaluar, Napoli synon të konfirmohet edhe gjatë këtij sezoni. Me fitoret në kampionat kundër Atalantës dhe Romës, të kaltërit kryesojnë përkrah Milanit dhe pritshmëritë u konfirmuan nga presidenti De Laurentiis: “Jam i bindur se kemi në skuadër më të fortë se vitin e kaluar. Do të bëjmë një kampionat madhështor, por është bukur që ka rivalitet”.

Francesco Pio Esposito i Interit fitoi çmimin si “Talenti më i mirë italian”, ndërsa mes arbitrave spikati Doveri, të cilit i’u dorëzua çmimi “Drejtësi në fushë”.

Share This Article