ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Kryevepra e humbur e Rubensit rikthehet – Piktura e rizbuluar shitet për 2.7 milionë dollarë në Paris 6 minutes ago
Indeksi Global i Paqes, 10 vendet më të sigurta në botë për 2025 8 minutes ago
Nuk kanë fund telashet për Luvrin, rrjedhja e ujit dëmton me qindra vepra 10 minutes ago
Paralajmërim për cunami pas tërmetit 7.6 ballë që goditi bregun lindor të Japonisë 13 minutes ago
Arritjet në arenën ndërkombëtare, Presidentja e Kosovës viziton skuadrën e Dritës 14 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

Plani i paqes-Macron: Evropa dhe Ukraina kanë instrumente të forta për të ushtruar presion ndaj Rusisë

albnews by albnews
9 December, 2025
in Bota, UK
0
Plani i paqes-Macron: Evropa dhe Ukraina kanë instrumente të forta për të ushtruar presion ndaj Rusisë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

residenti francez Emmanuel Macron deklaroi sot se Evropa dhe Ukraina tani disponojnë argumente dhe mjete të shumta për të ushtruar presion ndaj Rusisë në negociatat për të siguruar paqen në Ukrainë.

Ai theksoi se mbetet vetëm të pajtohen pozicionet e Ukrainës, Evropës dhe Shteteve të Bashkuara.

RelatedPosts

Indeksi Global i Paqes, 10 vendet më të sigurta në botë për 2025

Nuk kanë fund telashet për Luvrin, rrjedhja e ujit dëmton me qindra vepra

Paralajmërim për cunami pas tërmetit 7.6 ballë që goditi bregun lindor të Japonisë

“Të gjithë ne mbështesim Ukrainën, të gjithë mbështesim paqen dhe bisedimet për paqe për të arritur një paqe të qëndrueshme dhe të besueshme”, tha Macron para fillimit të negociatave në Londër me kryeministrin e Britanisë së Madhe Keir Starmer, kancelarin gjerman Friedrich Merz dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Macron vuri në dukje se Bashkimi Evropian po ofron fonde për Ukrainën, po organizon furnizimin me pajisje dhe programe trajnimi.

“Është një fakt se Ukraina po i bën ballë këtij lufte, dhe është një fakt se ekonomia ruse po fillon të vuajë, veçanërisht pas sanksioneve tona më të fundit dhe atyre të imponuara nga Shtetet e Bashkuara.

Çështja kryesore tani është të pajtojmë pozicionet tona të përbashkëta, ato të Evropës, Ukrainës dhe SHBA-së, me qëllim për të përmbyllur këto bisedime paqeje dhe për të filluar një fazë të re në kushtet më të mira të mundshme për Ukrainën, për Evropën dhe për sigurinë tonë kolektive”, u shpreh presidenti francez.

Starmer e mirëpriti Zelenskyn, Merzin dhe Macronin jashtë rezidencës së kryeministrit britanik në  “Downing Street” në Londër.

Në mbrëmje, Zelensky pritet të fluturojë drejt Brukselit për të takuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, presidentin e Këshillit Evropian António Costa dhe presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.  Të martën, lideri ukrainas pritet nga kryeministrja Meloni në Romë.

Turi diplomatik i Zelenskyt vjen pas një serie takimesh midis përfaqësuesve ukrainas dhe amerikanë mbi një “marrëveshje paqeje”.

Takimi në Londër zgjati rreth dy orë dhe u përqendrua në forcimin e mbështetjes evropiane për Kievin, ndërsa bisedimet e udhëhequra nga SHBA-ja për një plan paqeje janë në ngërç, me skepticizëm nga Gjermania ndaj disa propozimeve amerikane.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Kryevepra e humbur e Rubensit rikthehet – Piktura e rizbuluar shitet për 2.7 milionë dollarë në Paris

Kryevepra e humbur e Rubensit rikthehet – Piktura e rizbuluar shitet për 2.7 milionë dollarë në Paris

9 December, 2025
Indeksi Global i Paqes, 10 vendet më të sigurta në botë për 2025

Indeksi Global i Paqes, 10 vendet më të sigurta në botë për 2025

9 December, 2025
Nuk kanë fund telashet për Luvrin, rrjedhja e ujit dëmton me qindra vepra

Nuk kanë fund telashet për Luvrin, rrjedhja e ujit dëmton me qindra vepra

9 December, 2025
Paralajmërim për cunami pas tërmetit 7.6 ballë që goditi bregun lindor të Japonisë

Paralajmërim për cunami pas tërmetit 7.6 ballë që goditi bregun lindor të Japonisë

9 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result