Trump sulmon udhëheqësit evropianë: Evropa po shkatërrohet, drejtohet nga njerëz të dobët

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar kritika të ashpra ndaj Bashkimit Evropian dhe liderëve të tij, në një intervistë për Politico, duke e përshkruar kontinentin si një grup kombesh “në proces kalbjeje”, të udhëhequr nga njerëz “të dobët”.

Trump akuzoi udhëheqësit evropianë se nuk kanë vizion dhe nuk marrin vendime të forta.

“Mendoj se ata janë të dobët. Mendoj se ata nuk dinë çfarë të bëjnë. Evropa nuk di çfarë të bëjë”, tha Trump.

Ai vlerësoi Hungarinë dhe Poloninë për politikat e tyre të ashpra ndaj migracionit, ndërsa shprehu shqetësimin se vendet e tjera të kontinentit po rrezikohen sipas tij nga “hyrja e njerëzve të pakontrolluar dhe të paverifikuar”.

Trump paralajmëroi se Evropa do të “dobësohet rëndë” për shkak të migracionit, duke pretenduar se “njerëzit që vijnë kanë ideologji krejtësisht të ndryshme”.

Në intervistë, ai goditi sërish kundërshtarin e tij të vjetër, kryebashkiakun e Londrës, Sadiq Khan, të cilin e quajti “një katastrofë”, duke shtuar “e urrej atë që i ka ndodhur Londrës dhe Parisit.”

Sipas Trump, përpjekja e vendeve evropiane për të qenë “politikisht korrektë” është arsyeja pse ato janë “të dobëta”, ndërsa bëri thirrje që shtetet e BE-së të “nxjerrin njerëzit që kanë hyrë ilegalisht”.

Share This Article