ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Pas vrasjes së gjeneralit Sarvarov, një tjetër shpërthim në të njëjtën zonë në Moskë shkakton tre viktima 11 hours ago
SHBA-të nuk u japin viza ish-komisionerëve të BE-së dhe të tjerëve për shkak të rregullave të mediave sociale 11 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 11 hours ago
Fjalimi i Krishtlindjeve i Mbretit do të vijë nga Abacia e Westminsterit 12 hours ago
Çfarë dihet deri tani për aferat e korrupsionit miliona euro në Maqedoninë e Veriut? 12 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Osmani: Francës do t’ia largojmë çdo dyshim për procesin e liberalizimit të vizave

albnews by albnews
12 February, 2020
in Kosova
0
Osmani: Francës do t’ia largojmë çdo dyshim për procesin e liberalizimit të vizave
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që të ndërmarrin çdo veprim me të cilin do t’ia dëshmojnë botës, se qytetarët tanë e meritojnë liberalizimin e vizave. Lufta kundër korrupsionit është prioritet mbi prioritetet i institucioneve të reja të Kosovës.

Këtë qëndrim ia shpalosi sot kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ambasadores së Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, gjatë takimit që e zhvilloi me të në Kuvendin e Kosovës.

RelatedPosts

Takohen komandantët e ushtrisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës: Bashkëpunimi ynë, prioritet strategjik kombëtar

Rritet fuqia e pasaportës kosovare sipas Indeksit Henley – udhëtime pa viza në 81 vende

MPJD njofton për bllokimin e një rruge në Serbi që çon drejt Kosovës

“Jemi të gatshëm të ndërmarrim veprime konkrete për ta fituar përkrahjen e Francës për procesin e liberalizimit të vizave”, tha znj. Osmani. “Prandaj, ne do t’i intensifikojmë kontaktet dhe vizitat e ndërsjella me përfaqësuesit e institucioneve të Francës për t’ua paraqitur atyre një pasqyrë reale të veprimeve që institucionet tona po i ndërmarrin për ta përshpejtuar këtë proces”, tha më tej kryekuvendarja Osmani, duke potencuar se ka kohë që Komisioni Europian e ka konfirmuar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim.

Siç njofton Zyra e kryeparlamentares, me ambasadoren Butel, Osmani bisedoi edhe për shumë çështje të bashkëpunimit dypalësh. Bashkëbisedueset nënvizuan funksionimin e mirë të Grupit të Miqësisë Francë-Kosovë në Parlamentin dhe në Senatin e Francës, si dhe u pajtuan që një grup miqësie i tillë të krijohet edhe në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës.

“Osmani dhe ambasadorja Butel diskutuan edhe për pjesëmarrjen e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë, në të cilën Kosova është anëtare vëzhguese. Sipas znj. Osmani, Kosova synon që ta ndryshojë statusin dhe që së shpejti Kuvendi të bëhet anëtar i kësaj organizate me të drejta të plota.

Ambasadorja e Francës, znj Butel, shprehu kënaqësinë për zgjedhjen e znj. Osmani në pozitën e kryetares së Kuvendit të Kosovës, të parës grua në krye të institucionit më të lartë përfaqësues në vend dhe e ritheksoi përkushtimin vendit të saj për ta përkrahur Kosovën në të gjitha proceset politike”, thuhet në njoftim.​

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Pas vrasjes së gjeneralit Sarvarov, një tjetër shpërthim në të njëjtën zonë në Moskë shkakton tre viktima

Pas vrasjes së gjeneralit Sarvarov, një tjetër shpërthim në të njëjtën zonë në Moskë shkakton tre viktima

24 December, 2025
SHBA-të nuk u japin viza ish-komisionerëve të BE-së dhe të tjerëve për shkak të rregullave të mediave sociale

SHBA-të nuk u japin viza ish-komisionerëve të BE-së dhe të tjerëve për shkak të rregullave të mediave sociale

24 December, 2025
Titujt e Gazetave në UK 22/12/2025

Titujt e Gazetave në UK

24 December, 2025
Fjalimi i Krishtlindjeve i Mbretit do të vijë nga Abacia e Westminsterit

Fjalimi i Krishtlindjeve i Mbretit do të vijë nga Abacia e Westminsterit

24 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result