Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim zhvilloi një takim me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Përmes një njoftimi, ambasada amerikane ka treguar detaje nga takimi mes dy zyrtareve, ku në fokus të tij ishin disa çështje.
Gjatë këtij takim ambasadorja Kim u përqendrua në rëndësinë e ecjes përpara me reformat zgjedhore të rekomanduara nga OSBE-ja dhe mirëpriti angazhimin demokratik të LSI-së për të siguruar miratimin e saj sa më shpejt.
Gjithashtu Yuri Kim dhe Kryemadhi biseduan edhe për rëndësinë që ka lufta kundër korrupsionit dhe përmirësimin e klimës së biznesit për të rritur mundësitë ekonomike për shqiptarët./ATSH/