ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Hidrocentrale pa kufi: Ballkani “hambar” i HEC-eve të vogla 2 hours ago
Një mashtrim qeveritar/ Air Albania shet bileta me liçencë të pezulluar 2 hours ago
Arrestimi i drejtorëve zhyt shtetin në kolaps 2 hours ago
Tension në GJKKO: Gjykatësja e mban në kafaz Veliajn, kryetari i bashkisë largon avokatin 2 hours ago
Sekuestrohen 30 mijë kafshë dhe 10 tonë bimë, INTERPOL godet tregtinë e errët 3 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Banka Qendrore e Rusisë: Planet e BE-së për përdorimin e aseteve tona janë të jashtëligjshme

albnews by albnews
12 December, 2025
in Bota
0
Banka Qendrore e Rusisë: Planet e BE-së për përdorimin e aseteve tona janë të jashtëligjshme
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Banka Qendrore e Rusisë tha të premten se planet e Bashkimit Evropian për t’i përdorur asetet e saj janë të “jashtëligjshme” dhe se ajo gëzon të drejtën për t’i përdorur të gjitha mjetet e në dispozicion për mbrojtjen e interesave të veta.

Në një komunikatë, Banka Qendrore tha se po e padit institucionin financiar me qendër në Bruksel, Euroclear – i cili mban shumë nga asetet ruse – në një gjykatë në Moskë për shkak të atyre që ajo i përshkroi si “veprime dëmtuese”.

RelatedPosts

SHBA rrit presionin ndaj Venezuelës! A është nafta në qendër të konfliktit Trump-Maduro?

Sekuestrohen 30 mijë kafshë dhe 10 tonë bimë, INTERPOL godet tregtinë e errët

Putin telefonon Maduron, Rusia dhe Bjellorusia ofrojnë mbështetje për Venezuelën

“Mekanizmat e përdorimit të drejtpërdrejtë apo tërthorazi të aseteve të Bankës së Rusisë, si dhe çdo formë tjetër e përdorimit të paautorizuar të aseteve të Bankës së Rusisë, janë të paligjshme dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, përfshirë shkeljen e parimeve të imunitetit sovran të aseteve”, tha banka.

Ajo iu referua një njoftimi për shtyp të Komisionit Evropian, i publikuar më 3 dhjetor, i cili parashtroi dy zgjidhje për t’i mbështetur nevojat financiare të Ukrainës në vitet 2026 dhe 2027.

Sipas njërës prej këtyre zgjidhjeve, Komisioni do të ishte në gjendje t’i marrë hua bilancet e parave të gatshme nga institucionet financiare të BE-së që mbajnë asetet e ngrira të Bankës Qendrore të Rusisë, për ta lëshuar një hua dëmshpërblimi për Ukrainën.

Zyrtarët rusë kanë thënë vazhdimisht se një veprim i tillë do të merrte “përgjigjen më të ashpër”.

Qeveritë e Bashkimit Evropian synojnë të arrijnë pajtueshmëri të premte për t’i ngrirë asetet e Bankës Qendrore të Rusisë, të cila janë të bllokuara në Evropë, për aq kohë sa të jetë e nevojshme, duke e zëvendësuar nevojën për votim çdo gjashtë muaj për ngrirjen e tyre, thanë diplomatët e BE-së.

Banka Qendrore e Rusisë tha se zbatimi i këtyre planeve do të sfidohet në “gjykatat kombëtare, autoritetet gjyqësore të shteteve të huaja dhe organizatat ndërkombëtare, tribunale arbitrazhi dhe instanca të tjera gjyqësore ndërkombëtare, e ndjekur nga zbatimi i vendimeve gjyqësore në territoret e shteteve anëtare të OKB-së”./REL/

albnews

albnews

Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result