ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Pas vrasjes së gjeneralit Sarvarov, një tjetër shpërthim në të njëjtën zonë në Moskë shkakton tre viktima 4 hours ago
SHBA-të nuk u japin viza ish-komisionerëve të BE-së dhe të tjerëve për shkak të rregullave të mediave sociale 4 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 4 hours ago
Fjalimi i Krishtlindjeve i Mbretit do të vijë nga Abacia e Westminsterit 4 hours ago
Çfarë dihet deri tani për aferat e korrupsionit miliona euro në Maqedoninë e Veriut? 4 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Rukiqi: Kryeministri ta shoqërojë zëvendësimin e tarifës me një varg kërkesash ndaj Serbisë

albnews by albnews
13 February, 2020
in Kosova
0
Taksa ndaj Serbisë do të mbetet
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, në një letër publike drejtuar kryeministrit Albin Kurti ka kërkuar që zëvendësimi i tarifës me çfarëdo lloj mase tjetër duhet të përcillet me një varg kërkesash në raport me Serbinë, sidomos duke pasur parasysh numrin e lartë të barrierave jotarifore gjatë transitit apo eksportit në tregun e Serbisë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Rukiqi ka përmendur hulumtimin e OEK-së, sipas të cilit pas vendosjes së taksës 100 për qind, sektori prodhues në vend ka deklaruar rritje të aktivitetit biznesor.

Ai ka kërkuar vëmendjen e Kurtit për pengesat ekonomike të prodhimeve kosovare në Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë.

RelatedPosts

Renditja e FIFA-s: Shqipëria dhe Kosova e mbyllin vitin pa ndryshime

Ndërprerje të energjisë elektrike në Kosovë, bizneset ankohen për dëme

Pilula dyshohet se i mori jetën Shemit, zbardhet versioni i dëshmitares

“Zbatimi i Marrëveshjes CEFTA vazhdon të shoqërohet nga vështirësi të shumta për Kosovën për shkak të pengesave të aplikuara kryesisht nga vendet e sipërcekura, duke konsideruar faktin që këto shtete nuk pranojnë asnjë produkt që ka origjinën kosovare. Barrierat e aplikuara karshi Kosovës janë zakonisht të natyrave të ndryshme, duke përfshirë barrierat teknike të tregtisë dhe standardet sanitare dhe fito sanitare. Në të njëjtën kohë, transitimi i produkteve të Kosovës ballafaqohet me pengesa administrative të vazhdueshme”, ka shkruar Rukiqi.

Në këtë kontekst, ai ka përmendur si pengesë edhe mosnjohjen e pasaportës dhe dokumenteve të udhëtimit, nga të cilat sipas tij, dëmi më i madh u shkaktohet bizneseve për shkak të kohës, por edhe domosdoshmërisë që të angazhojnë logjistikë (sektori i transportit) nga vendet e rajonit.

Më tej, në letrën drejtuar shefit të ekzekutivit kosovar, Rukiqi ka potencuar se nga viti 2008, shumë kompani kosovare janë duke u përballur me problemin e transitit përderisa importojnë nga vendet e BE-së dhe kalojnë nëpër territorin e Serbisë në pika të ndryshme kufitare.

Në fund të letrës, kreu u OEK-së, ka thënë se shteti serb nuk e njeh asnjë dokument të lëshuar nga institucionet e Republikës së Kosovës, me përjashtim të EUR1 të lëshuar nga Dogana e Kosovës. Ndaj, në këtë kontekst, Rukiqi ka kërkuar një analizë të detajuar të kërkesave të bizneseve dhe implikimeve të tjera para marrjes së vendimeve që prekin veprimtarinë e tyre e rrjedhimisht mirëqenien e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Pas vrasjes së gjeneralit Sarvarov, një tjetër shpërthim në të njëjtën zonë në Moskë shkakton tre viktima

Pas vrasjes së gjeneralit Sarvarov, një tjetër shpërthim në të njëjtën zonë në Moskë shkakton tre viktima

24 December, 2025
SHBA-të nuk u japin viza ish-komisionerëve të BE-së dhe të tjerëve për shkak të rregullave të mediave sociale

SHBA-të nuk u japin viza ish-komisionerëve të BE-së dhe të tjerëve për shkak të rregullave të mediave sociale

24 December, 2025
Titujt e Gazetave në UK 22/12/2025

Titujt e Gazetave në UK

24 December, 2025
Fjalimi i Krishtlindjeve i Mbretit do të vijë nga Abacia e Westminsterit

Fjalimi i Krishtlindjeve i Mbretit do të vijë nga Abacia e Westminsterit

24 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result