ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
PS krijon “policinë politike” kundër nepotizmit, porositë e Ramës për deputetët 5 hours ago
Provokimi i gazetës greke: A ishte Skënderbeu vërtet shqiptar? 9 hours ago
ASSADËT NË RUSI, MES LUKSIT E IZOLIMIT! Pas arratisjes nga Siria, ish-presidenti Bashar al-Assad jeton i izoluar në Moskë 10 hours ago
Avionë në formacion si zogjtë shtegtarë! Metoda e re e fluturimit 11 hours ago
“Pakica nuk shantazhon dot shumicën”, Berisha i përgjigjet Ballës: Me zgjedhjen e Endrit Shabanit shkelmuan çdo mundësi bashkëpunimi 11 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Rikthimi në detyrë i Ballukut, zbardhet vendimi dhe emrat pro dhe kundër

albnews by albnews
13 December, 2025
in Albania
0
Rikthimi në detyrë i Ballukut, zbardhet vendimi dhe emrat pro dhe kundër
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Të enjte gjyqtarët e Kushtetueses rrëzuan pezullimin nga detyra të zëvendës kryeministres  dhe ministres Belinda Balluku, duke e rikthyer në detyrë.

Gjykata kushtetuese tha se pezullon të dyja vendimet për verifikimin e masave, që do të thotë se këtoverdikte mbeten të pazabatueshme derisa Kushtetuesja të shprehet në themel për të katër kërkesat e kryeministrit.

RelatedPosts

PS krijon “policinë politike” kundër nepotizmit, porositë e Ramës për deputetët

Provokimi i gazetës greke: A ishte Skënderbeu vërtet shqiptar?

“Pakica nuk shantazhon dot shumicën”, Berisha i përgjigjet Ballës: Me zgjedhjen e Endrit Shabanit shkelmuan çdo mundësi bashkëpunimi

Vendimi u mor me 5 vota pro dhe 3 kundër, ku në shumicë votuan Sonila Bejtja, Fiona Papajorgji, Genti Ibrahimi, Sandër Beci dhe Marjana Semini, ndërsa kundër ishin Marsida Xhaferllari, Ilir Toska dhe Asim Vokshi.

Sipas argumentit të shumicës që riktheu në detyrë Ballukun, pezullimi i zv.kryeministres rrezikon të sjellë pasoja që preksin interest shtetërore.

“Mbledhja e Gjykatësve, pasi mori në shqyrtim pretendimet e kërkuesit në mbështetje të kërkesës për pezullim, vlerësoi se në rastin konkret ajo ndodhet në kushtet e parashikuara nga neni 45 i ligjit organik të Gjykatës. Në vlerësimin e Mbledhjes së Gjykatësve, zbatimi i vendimeve nr. 118, datë 19.11.2025 dhe nr. 120, datë 22.11.2025 të GJKKO-së së Shkallës së Parë, si dhe vazhdimi i masës ndaluese “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj shtetases Belinda Balluku, njëkohësisht zëvendëskryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, rrezikon të sjellë pasoja që prekin interesat shtetërorë gjatë ushtrimit të kompetencave kushtetuese të pushtetit ekzekutiv në drejtim të përcaktimit të politikave të përgjithshme shtetërore”.

Pakica nga ana tjetër argumenton se nuk verifikohet prania e pasojave.

“Për sa më lart, përkundër vlerësimit të shumicës për pezullimin e vendimeve gjyqësore, ne, gjyqtarët në pakicë, çmojmë se nuk plotësohen kushtet e nenit 45 të ligjit organik të Gjykatës, pasi nuk verifikohet prania e pasojave të pariparueshme në masë të rëndë, pra në atë masë që të shkojë përtej masës normale të kufizimit, në veçanti në pikëpamje të urgjencës. Në këtë kuptim, argumenti i kërkuesit se Këshilli i Ministrave del jashtë funksionit për shkak të pezullimit nga detyra të një prej anëtarëve të tij nuk është bindës për sa kohë bëhet fjalë për organ kolegial, i cili i merr vendimet në mënyrë kolegiale, me shumicën e votave. Po kështu, jemi të mendimit se kërkuesi nuk tregon që nuk ka mjete të tjera në dispozicion më pak të dëmshme për të adresuar situatën e krijuar”.

Gjykata Kushtetuese njoftoi se me shumicë votash, pra pesë me tre vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare publike për shkak të interesit të lartë publik që ka kjo çështje dhe thirrjen në cilësinë e subjekteve të interesuara të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Kuvendit të Shqipërisë dhe Presidentit të Republikës.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

PS krijon “policinë politike” kundër nepotizmit, porositë e Ramës për deputetët

PS krijon “policinë politike” kundër nepotizmit, porositë e Ramës për deputetët

15 December, 2025
Provokimi i gazetës greke: A ishte Skënderbeu vërtet shqiptar?

Provokimi i gazetës greke: A ishte Skënderbeu vërtet shqiptar?

15 December, 2025
ASSADËT NË RUSI, MES LUKSIT E IZOLIMIT! Pas arratisjes nga Siria, ish-presidenti Bashar al-Assad jeton i izoluar në Moskë

ASSADËT NË RUSI, MES LUKSIT E IZOLIMIT! Pas arratisjes nga Siria, ish-presidenti Bashar al-Assad jeton i izoluar në Moskë

15 December, 2025
Avionë në formacion si zogjtë shtegtarë! Metoda e re e fluturimit

Avionë në formacion si zogjtë shtegtarë! Metoda e re e fluturimit

15 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result