Kalaja e Krujës më e dëmtuara nga tërmeti

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministrja e Kulturës Elva Margariti u shpreh sot se, kalaja e Krujës është më e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. “Ne kemi hartuar projektin e konsolidimin dhe restaurimit të saj”, u shpreh ajo.

Gjatë një interviste televizive, Margariti tha se, “dëmet nga tërmeti në trashëgiminë kulturore janë më të shumta në kalanë e Krujës dhe në kalanë e Prezës. Dëmet ekonomike të tërmetit që do paraqiten në Konferencën e Donatorëve tashmë i kemi dhe me vlera ekonomike, por dhe me plane veprime afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë”.

Sipas saj, problematika më e madhe e dëmeve në monumentet e kulturës është në Krujë, ku kulla e kalasë është ajo më e dëmtuara. Problemi është kompleks, sepse përfshin jo vetëm monumentin në vetvete po përfshin gjithashtu dhe murin rrethues i cili ndodhet mbi aksin rrugor.

“Kjo nuk na ka penguar për të patur bashkëbisedime të frytshme si me Shërbimin Gjeologjik Shqiptar, i cili ka kryer sondazhe në masivin shkëmbor dhe bashkë me ta kemi gjithë elementët teknik dhe me një donatorë kemi arritur të kemi dhe studimin gjeologjik për përforcimin e masivit shkëmbor që është baza më pas e një ndërhyrje të qenësishme”,- vijoi Margariti.

Ndërkohë, ajo theksoi se kemi hartuar të gjithë projektin e konsolidimit dhe restaurimit për këtë kala të cilën e kemi konsultuar dhe me ekspertë të ndryshëm.

“Gjithashtu kemi të njëjtat dëme dhe në kullën e kalasë së Prezës megjithëse janë më të përmbledhura në entitet sepse aty kishim bërë më parë një përforcim të strukturës.
Gjithashtu kemi bërë të njëjtin monitorim dhe të kullës C në Durrës për të cilën kemi hartuar dhe miratuar dhe projektet për ndërhyrjet e para emergjente”- tha Margariti.

“Në Krujë kemi nisur me puntelimin e Teqesë pas dhe aty kemi patur dëme në afreske. Ne ndërkohë kemi ndërmarrë një hap tjetër që lidhet me një reformë të Ministrisë së Kulturës që nga dhjetori i vitit të shkuar mbi rritjen e tarifave në monumentet e kulturës dhe sitet arkeologjike”,- tha Margariti.

“Sot pata një raportim dhe për janarin kemi dyfishim deri në katërfishim të vlerave të ardhurave në këto site të cilat shkojnë automatikisht për mirëmbajtjen e këtyre monumenteve”-, përfundoi ajo.

Share This Article